E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: “E vetmja rrugë, aleanca jonë, për një jetë më të mirë”

“Ne na duhet një qeveri që punon me dinjitet dhe me siguri në punë dhe në jetë. E vetmja rrugë per ti bërë realitet të gjitha këto kërkesa elementare por të humbura është “Aleanca për të Ardhmen” dhe Partia Socialiste e Shqipërisë”. 

Kështu deklaroi Kreu i PS-së Edi Rama dhe njëherësh i zgjedhuri për të marrë mandatin e katërt në Bashkinë e Tiranës, ndersa në fjalën e tij hapëse të fushatës, kërkoi nga të gjithë qytetarët që të votohet për një shërbim dhe një jetë më të mire ne “8 Maj”.

“Dje në Tiranë lindën 21 fëmijë. Fëmijë familjesh që mbanin emra të vjetër tiranas dhe emra të rinj. Të gjithë Tiranas, fëmijë të kryeqytetit që ne rilindëm. Në këtë moment të vecantë të historisë së kryeqytetit, unë jam krenar që 21 fëmijët e lindur dje, do të marin cekun e vendasit.

Janë 6 mijë femije që e marrin cdo vit këtë cek dhe kjo simbolizon politikën tonë te re, pavarësisht perkatësisë krahinore sepse Tirana është e të gjithëve”.
 

“Rreth 11 mije nxënës kanë përfituar nga bursa e ekselencës. Ne jemi ndryshe sepse jemi e vetmja rruge per ata që jetojnë në oborrin e pushtetit per te vjedhur”.
 

Më tej, Rama theksoi se nga vjedhja e votës nis dhunimi i interesave të njerëzve të cilët nuk kanë fuqi për të hequr këtë qeveri.
“Një qeveri që ta merr voten edhe kur s`ta jep, të merr shpirtin, jeten sepse nuk i hyn ne asnjë llogari të sajën” tha me tej Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›