E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 8 majit, Topi takon ambasadorin e BE-së Sequi

Në prag të zgjedhjeve të 8 majit, kreu i shtetit Bamir Topi është takuar sot me kreun e BE-së në Tiranë Ettore Sequi.

Në këtë takim u diskutua situata në vend në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit si dhe të 9 majit, Ditës së Evropës.
 

Në fjalën e tij presidenti Topi shprehu edhe njëherë domosdoshmërinë e zhvillimit dhe administrimit me sukses të zgjedhjeve vendore të lira, të ndershme dhe sipas standardeve më demokratike në mënyrë që të shënohet një hap tjetër cilësor përpara në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
 

Nga ana e tij, Kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ambasadori Sequi nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme që kanë zgjedhjet vendore të 8 majit për ecurinë e ardhshme integruese evropiane të vendit tonë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›