Norvegji, infermierja e Gadafit kërkon azil

Policia e Norvegjisë ka deklaruar se infermjerja ukrainase, e cila është përshkruar si njeriu më i afërt me liderin libian, Muamer Gadafi, është në Norvegji dhe ka kërkuar azil politik.
Mesazhi diplomatik i Shteteve të Bashkuara, i publikuar nga Wikileaksi në Internet, vitin e kaluar, thoshte se Gadafi varet shumë nga Galina Kolotnytska.
Në këtë mesazh, ajo ishte përshkruar si “bjonde atraktive” dhe se ajo gjithmonë udhëtonte me Gadafin.
Kolotnytska u largua nga Libia në muajin shkurt, për shkak të kryengritjes dhe u kthye në Ukrainë.
Raportohet se ajo kishte shkuar në Oslo të Norvegji, në muajin mars, për të evituar publikimet në media.
Zëdhënësi i Shërbimit të Sigurisë Policore në Norvegji, Trond Hugubakken, tha se ai “ishte informuar në mënyrë rutinore” se Kolotnytska kishte kërkuar azil.