Kapen dy autoret e vjedhjes se cantave ne kryeqytet
Prej kohesh ishin kthyer ne tmerrin e femrave qe mbanin canta dore si dhe bizhuteri nderkohe qe nje operacion i sektorit te sherbimit te Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit ne Komisariatin e Policise nr. 1 Tirane beri te mundur identifikimin dhe kapjen e dy autoreve te dyshuar per kryerjen e nje sere vjedhjesh ne Tirane kryesisht me tendencen e vjedhjeve te cantave te dores dhe bizhuterive. Lajmi eshte konfirmuar nga policia e Tiranes e cila tha se ne pranga jane vene D. L. 15 vjec dhe Sh. K. 16 vjec te dy banues ne Babrru Tirane. Sipas policise arrestimi i tyre u krye sepse rreth ores 1450 te se henes ne bulevardin Bajram Curri ne Tirane i kane vjedhur me dhune nje shtetaseje canten nga dora. Nga hetimet e kryera deri me tani ka rezultuar se keta shtetas per nje periudhe kohore te nje viti kane kryer nje sere vjedhjesh me dhune edhe vjedhje te tjera ne Tirane. Keshtu policia ka dokumentuar teresisht se prane stadiumit Dinamo ne Tirane i kane vjedhur me dhune nje shtetaseje 20-vjecare varesen e floririt dhe canten e saj te dores. Po ashtu ne bulevardin Zogu i Pare ne afersi te stacionit te trenit i kane vjedhur nje shtetasi canten ne brendesi te saj me nje sasi parash. Po ne kete dite shtetasit e lartpermendur dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane realizuar nje tjeter vjedhje me dhune ku nje shtetaseje i kane marre canten e dores ne te cilen kishte nje sasi parash. Aktualisht strukturat e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit po punojne per te zbardhur dhe per te dokumentuar te tjera vjedhje te kryera nga minorenet e mesiperm. Nderkohe qe Policia e Tiranes u ben thirrje qytetareve te prekur e demtuar me kete tendence vjedhjeje te depozitojne kallezimet e tyre penale prane Komisariatit te Policise nr. 1 Tirane. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan prokurorise per konsumim te veprave penale te parashikuara nga nenet 134 e 25 te Kodit Penal.