eshtja Gerdeci avokatet Ja pse skaduan afatet e paraburgimit
TIRANE- Dhoma Kombetare e Avokatise grupi i avokateve te te pandehurve te Gerdecit nepermjet nje deklarate per shtyp kane sqaruar sot shkaqet e verteta sipas tyre ligjore dhe objektive qe kane cuar ne ndryshimin e mases se sigurise per te pandehurit e ceshtjes Gerdeci Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci. Dhoma e Avokateve akuzon dhe Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane per interpretime te cilat kane cuar ne deformimin e besueshmerise ligjore te vendimit.
Ndryshimi i mases te sigurise pra nga masa e Arrestit ne burg ne Arrest ne shtepi per shkak te kalimit te afateve te paraburgimit pra ne rastin konkret te afatit prej 12 muajsh brenda te cilit gjykata duhet te kishte dhene vendim perfundimtare lidhur me ceshtjen nuk do te thote ne asnje rast se keta te pandehur jane deklaruar nga gjykata te pafajshem apo fajtor. Kjo do te thote qe procesi do te vazhdoje duke analizuar nje per nje te gjitha provat si te akuzes ashtu edhe ato te paraqitura nga te pandehurit dhe pas cmuarjes se tyre me qetesi kopetence profesionale dhe paanshmeri nga trupi gjykues ne perfundim do te konkludohet me nje vendim fajsie apo pafajsie nga ana e autoritetit te vetem ne kete proces qe eshte gjykata - thuhet ne deklarate
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka bere pergjegjes dhe mungesen e avokateve per humbjen e afateve te gjykimit qe sipas tyre nuk eshte e vertete
Nuk eshte e vertete qe avokatet mbrojtes ne kete proces kane qene shkaktaret e humbjes te afateve sepse duhet te dihet nga opinioni pasi personat e interesuar perfshi ketu edhe familjaret e viktimave qe kane ndjekur seancat e ketij procesi jane deshmitare qe
Avokatet ne kete proces nisur nga numuri i madh i te pandehurve gjithesej 29 qe ne fillim te procesit si ne Prokurori ne fazen e mbylljes te hetimit ne Gjykaten e Larte dhe ne Gjykaten e Rrethit Gjyqsor Tirane kerkuan me shkrim ndarjen e procesit ne disa pjese me disa te pandehur vec per te pandehurit ushtarake vec per te pandehurit civil dhe vec per te pandehurit ish punonjes te ndermarrjes MEICO. Kjo kerkese me vendim te ndermjetem u hodh poshte nga ana e trupit gjykues. Pas kesaj kerkese perseri nga ana e avokateve i kerkuan gjykates qe te vendoste duke mos pranuar thirjen per tu degjuar si deshmitare dhe reduktimin e listes prej 400 deshmitareve te paraqitur nga ana e organit te prokurorise duke i grupuar ata sipas episodeve te ngjarjes dhe perseri kjo kerkese nuk u pranua nga ana e gjykates me vendim te ndermjetem. Pas kesaj kerkese perseri nga ana e avokateve u kerkua reduktimi dhe heqia nga lista e provave shkresore te nje sere dokumentesh pa vlere dhe te perseritur sjelle nga ana e organit te prokurorise te cilat e kane cuar fryerjen artificiale te numrit te shkresave ndodhur ne dosje ne total prej 80 000 faqe por edhe nje kerkese e tille nuk u pranua nga gjykata me vendim te ndermjetem.
Pas kesaj kerkese perseri nga avokatet ju kerkua gjykates qe gjykimi i ceshtjes penale ne ngarkim te te pandehurve te procedohej me gjykim te shkurtuar pra te gjykohej vetem mbi materialin e administruara dhe paraqitur per gjykim nga ana e prokurorise duke shkurtuar keshtu ndjeshem kohen e gjykimit por edhe kjo kerkese nuk u pranua me vendim te ndermjetem te gjykates - sqarojne avokatet
Me tej ne njoftimin per shtyp shpjegohet se qe nga momenti qe kjo dosje penale eshte depozituar ne gjykate nga afati per 12 muaj kane humbur pa u gjykuar 6 muaj e 15 dite nga te cilat 3 muaj periudha kur ceshtja ishte per gjykim ne Gjykaten e Larte 2 muaj e 15 dite procesi ne Gjykaten e Rrethit Gjyqsor Tirane nuk eshte zhvilluar per shkak te pushimeve verore dhe dimerore te gjykates ne nje kohe kur vet gjykata kishte marre vendim per gjykim te panderprere dy here ne jave si dhe afro 1 muaj per aresye familjare te anetareve te trupit gjykues. Nga nje vit ne dispozicion jane zhvilluar veetem 5 muaj e 15 dite seanca gjyqesore.
Sipas avokateve kalimi i afateve te paraburgimit ka si shkak 1 Numerin e madh te te pandehurve 2 Volumin e madh te akteve shkresore ne dosjen per gjykim 3 Mospranimin nga gjykata te kerkeses per ndarjen e ceshtjes ne disa grupe te pandehurish 4 Mospranimin nga gjykata te kerkeses per gjykim te shkurtuar 5 Moszhvillimin e seancave gjate kohes te pushimeve verore dhe dimerore 6 mosparaqitja shpesh e deshmitareve te akuzes ne seancat gjyqsore si dhe 7 Aresyet objektive te moszhvillimit te seancave nga ana e gjykates dhe ne asnje rast afatet nuk kaluan per mungesat e avokateve sepse gjykata me vendim per eohen e mungesave te avokateve kishte pezulluar ecurine e afateve.