Takimi Patozi-Ruçi, reagon Rama në Twitter
Menjëherë pas takimit Patozi-Ruçi, në një reagim të tij në rrjetin social Twitter kreu i PS-së Edi Rama e ka konsideruar propozimin e partisë së tij për thirrje të tryezës mes gjithe forcave parlamentare të vetmen rruge per te shpetuar statusin ne BE.
“Propozimi i PS drejtuar PD per te ngritur tryezen e dialogut mes gjithe forcave parlamentare e vetmja rruge per te shpetuar statusin ne BE. Sa me shpejt tryeze mes kryetareve te partive per reformen zgjedhore e parlamentare,heqjen e imunitetit dhe zgjedhjen Presidentit te ri. Te 4 keto ceshtje te lidhura ngushte me interesin kombetar ne kete udhekryq drejt vjeshtes,ku 28 nentori pa status te ri ne BE do qe=TURP!”shkruan ai.
Ndërkohë më herët takimi mes të mandatuarve Patozi-Ruci në negociatat për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit ka përfunduar me një propozim katërpikësh nga PS, dhe një refuzim pranimi nga PD, ndonëse kjo e fundit ka lënë të hapura dyert e dialogut.