E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna Shalë, pezullohet votimi

Mësohet se shkak për këtë pezullim janë bërë problemet me komisionerët e Partisë Socialiste, të cilët nuk kanë pranuar zhvillimin e zgjedhjeve. Kjo ka sjellë edhe pezullimin e procesit të votimit në këtë komunë.

Një tjetër problem ka qenë edhe mbërritja me vonesë e bazës materiale, thuajse gjashtë orë nga orari zyrtar i hapjes së qendrave të votimit, ora 07:00.

Shumë banorë të fshatit Theth të cilët shkuan për të votuar, u përballën me dyert e mbyllura të qendrave të votimit.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-31 17:49
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›