E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalin disa nga rezultatet e votimeve të pjesshme lokale

Në disa qendra numërimi i votave ka përfunduar, ndërsa në të tjerat është në proces. Në komunën Papër të Elbasanit është shpallur për të tretën herë fitues kandidati i koalicionit të majtë, Shefqet Bullari.

Procesi i numërimit ka përfunduar plotësisht edhe në komunën Qendër-Skrapar, ku fitues është shpallur kandidati socialist Astrit Mustafaraj. Në komunën Mollas të Korçës janë shpallur fituesit për Këshillin Komunal, ku 9 anëtarë do t’i takojnë koalicionit të majtë ndërsa 4 anëtarë koalicionit të djathtë.  

Në komunën Zall Dardhë të Dibrës është shpallur fitues kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, ndërsa në Kolsh të Lezhës ka fituar ai i “Aleancës për Qytetarin”.

Në komunën Shalë të qarkut të Shkodrës procesi i votimit u anulua për shkak se materialet zgjedhore mbërritën gjashtë orë me vonesë nga orari zyrtar, ndërkohë që komisionerët e KZAZ-së e argumentuan anulimin e procesit me faktin se komisionerët nuk plotësonin kriteret.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paralajmëroi se votimi në këtë komunë do të zhvillohet në një datë tjetër. /Start/

                                                                                             2011-08-01 15:22
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›