E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi/Pranga Alket Rizait, u arratis nga burgu

Policia greke ka arrestuar Alket Rizain, shqiptarin e shumë kërkuar që është arratisur dy herë me radhë në mënyrë spektakulare nga burgjet greke. Rizai u arrestua sot në mëngjes në fshatin Ano Shuli, pranë rajonit të Maratonës, në veri të Athinës. I shumëkërkuari ishte së bashku me të fejuarën, e cila besohet se fshihet pas operacionit të arratisjes së tij.
Alket Rizai i cili vuante dënimin për vrasje në burgun e sigurisë së lartë Koridhalosit të Athinës arriti të arratisej në mënyrë spektakolare me një helikopter së bashku Vasilis Paliokostas, të dënuar për grabitje banke. Arratisja ndodhi më 22 shkurt dhe shkaktoi furtunë në administratën e burgjeve. 43 vjeçari Vasilis Paliokostas një prej krimineleve më të njohur në Greqi ende nuk është arrestuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›