E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e pjesshme në Dardhas, PD: Gentjan Pere, LSI: Genci Hamollari

qeder-votimiTiranë- Janë bërë të ditur edhe emrat e dy kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale për kreun e Komunës Dardhas të Korçës.

Gentjan Pere do të jetë kandidati i Partisë Demokratike, ndërsa Genci Hamollari, kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ish- kreu i Komunës Dardhas, Aleksandër Çela, u shkarkua nga Kryeministri Berisha për mosdeklarim të pasurisë.

Edhe pse më parë kishte deklaruar se do të rikandidonte, Çela është tërhequr nga kjo garë. Ai u gjobit nga gjykata me 1 milion Lekë të cilën nuk e pagoi pasi pretendonte se ishte falur nga aministia. Ndërsa dy javë më parë ai e çoi këtë çështje ne gjykatën Kushtetuese, e cila e rrëzoi me argumentin e kryerjes së veprës penale, shkelje e detyrës.

Sakaq që burime të Gazetës IDEA thanë se dy kandidatët e mundshëm për kreune bashkisë Korçë, për zëvendësimin e zv/kryeministrit të ardhshëm Niko Peleshi, janë Raqi Filo nga PS-ja (nënkryetari aktual i bashkisë) dhe me probabilitet të madh nga PD-ja kandidon Andrea Mano, aktualisht prefekt i qarkut.

Zgjedhjet e pjesshme për kreun e Komunës Dardhas në Korçë do të mbahen më 1 Shtator, ashtu sikurse edhe zgjedhjet për kreun e Komunës Rrethina në Qarkun e Shkodrës. Këto zgjedhje vijnë pasi më 27 shkurt, Këshilli i Ministrave shkarkoi kryetarët e këtyre komunave për kryerjen e veprave penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›