E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, miratohet renditja e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot rezultatin e shortit për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për Kryetar Bashkie në fletën e votimit, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë.

Pas regjistrimit nga Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), nr. 88, të kandidatëve të propozuar nga subjektet zgjedhore Partia Socialiste e Shqipërisë dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në seancën e sotme publike u hodh shorti për renditjen në fletën e votimit.

Rezultatet e shortit përcaktuan se numri 1 në fletën e votimit do të jetë kandidati i propozuar nga PS, Vangjel Tavo dhe numri 2 do të jetë kandidati i propozuar nga koalicioni “BF”, Petraq Gjikuria.

Gjithashtu, Komisioneri vendosi caktimin e vendndodhjes së një qendre votimi në ndërtesë private, sipas propozimit të Bashkisë Himarë.

1 nga 2

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›