E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelena voton për kryetarin e ri, mbi 12 mijë qytetarë kanë të drejtë vote

Në Bashkinë Tepelenë, 12.667 qytetarë kanë të drejtë vote për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.

Në garë janë dy kandidatë: Gramos Sako përfaqësues i Partisë Socialiste dhe ish-kreu i Gardës së Republikës, përballë Gabriel Guma, kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita.

Për zgjedhjet e pjesshme vendore në Tepelene janë hapur rreth 22 QV teksa procesi ka nisur në orën 07:00 dhe përfundon në 18:00.

Vakanca në krye të bashkisë u krijua pasi kryetari i zgjedhur në 2023 Tërmet Peçi u zgjodh deputet  në zgjedhjet parlamentare të 11 majit duke lënë postin e bashkisë të lirë.

Në zgjedhjet e vitit 2023, Tërmet Peçi fitoi me 82.67 %, duke lënë pas Baftjar Imerin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 10% dhe kandidatin tjetër Sokol Guga (PD) me 7%.

Procesi i 9 nëntorit përcakton kryetarin e Bashkisë Tepelenë për pjesën e mbetur të mandatit.

/RTSH/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›