E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, greva e minatorëve në ditën e gjashtë

Gjëndja e minatorëve të Bulqizës është rënduar tej mase sot, në ditën e 6-të grevës së tyre. Sipas burimeve, gjëndja shëndetësore e dy prej grevistëve është praraqitur e komplikuar, ndërsa kanë ndërprerë komunikimin mbrëmjen e djeshme rreth ores 20.00. Sot, minatori Besim Toska ka dalë nga galeria në ditën e 6-të të grevës, pasi gjendja e 39-vjeçarit ishte rënduar.
 

Gjatë një transmetimi satelitorë të drejtëpërdrejtë, minatorët që protestojnë prej rreth një muaji, të cilët njëkohësisht mbështesin edhe iniciativën e 15 grevistëve, vijojnë të këmbëngulin për më shumë vëmëndje nga ana e qeverisë shqiptare kundrejtë kërkesave të minatorëve. Po ashtu edhe vëllai i kryetarit të grevistëve, Baki Bajraktari, i cili kishte probleme kardiake, thotë se do të jenë të vendosur të qëndrojnë në këto kushte deri sa kërkesat e tyre të plotësohen. Nga ana tjetër edhe punonjës të sektorëve të ndryshëm në minierat e Bulqizës, si dhe bashkëshortet e 15 grevistëve, mbështesin minatorët, si dhe bëjnë apel për ndryshimin e kushteve të punës.
 

Minatorët kanë shtuar kërkesat e tyre, duke kërkuar rritje page nga 20 në 40% si dhe largimin e administratorit të "ACR". Minatorët kërkojnë gjithashtu edhe përmirësimin e kushteve të punës si dhe uljen e moshës së pensionit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›