E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeneralet konfliktohen me Erdoan. Dorehiqen gjeneralet ne Turqi

Gati e gjithë elita drejtuese ushtarake e Turqisë ka dhënë dorëheqjen, duke përfshirë krerët e ushtrisë, të marinës dhe forcave ajrore. Agjencia shtetërore e lajmeve, Anatolia njoftoi lajmin e këtyre dorëheqjeve pa dhënë ndonjë argument të qartë për shkakun e këtij veprimi. Korrespondentët e huaj në Ankara shprehen se arsyeja e këtyre dorëheqjeve massive mund të gjendet në tensioned e viteve të fundit mes ushtrisë sekulariste dhe qeverisë së kryeministrit, Taip Erdogan.

Ndasitë mes ushtrisë dhe qeverisë janë nxitur nga një gjyq që vazhdon aktualisht dhe që ka të pandehur dhjetëra oficerë të lartë të akuzuar për komplot për rrëzimin e qeverisë. Ky gjyq, njoftohet të jetë një nga shumë skandalet që kanë ngritur mjediset sekulariste të Turqisë kundër partisë drejtuese AK të kryeministrit Erdogan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›