Diamond League triumfojne ne Stokholm Bolt dhe Isinbayeva
Usain Bolt dhe Yelena Isinbayeva nuk zhgënjejnë pritjen në Diamond League të zhvilluar në Stokholm. Sprinteri në fakt nuk ka arritur të jetë spektakolar, por gjithsesi fiton garën e 200 metrave, duke kronometruar kohën 20.03 sekonda. Vetëtima xhamajkane, në garën e tij të fundit përpara botërorit në Daegu, të Koresë së Jugut, muajin e ardhshëm ku do të mbrojë titujt kampionë në 100 dhe 200 metra, shënoi një kohë më të ngadaltë se në Oslo një muaj më parë, por arriti të fitojë duke e kryesuar garën që në fillim. Një sukses për Bolt, që më parë në Stokholm kishte njohur vetëm humbje.
"Teknikisht ishte një garë e mirë. U mundova të vendos një kohë të mirë, por duke patur erën kundër ishte e vështirë të vrapoja shpejt. Kështu që për mua, ishte pozitive edhe pse koha nuk ishte e shpejtë", është shprehur xhamajkani pas garës.
Rikthim fitimtar në kërcim me shkop ka bërë edhe kampionia ruse Yelena Isinbayeva. Atletja që rikuperoi nga një dëmtim në dorë ka kryer kërcimin më të mirë 4.76 metra për të arritur fitoren, përpara gjermanes Silke Spiegelburg.
"Ishte e vështirë, por jam e lumtur që kërceva 4.76 metra, por nëse koha do të ishte më e favorshme, kërcimi im do të kishte qenë më i lartë se kaq. Por megjithatë jam vërtetë e kënaqur", ka deklaruar Isibayeva – dy herë kampione olimpike dhe 5 herë kampione bote, që aktualisht mban rekordin botëror 5.06 metra, të arritur në gusht të 2009 në Zyrih.
Eno Skarço