E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e vonuara te parakohshme

E fundit qe na nevojitet eshte lobimi e predikimi i statukuose politike permes intimidimit te protestes popullore e privimit te opozites nga kerkesa per zgjedhjeve te parakohshme. Numerimi mbrapsht i zgjedhjeve parlamentare mbeten e vetmja levizje ne shah-matin politik aktual vaksina e domosdoshme per imunitetin e neserm demokratik.


Te emertuara te parakohshme ndonse te vonuara nuk jane luks e sfide ndaj demokracise por rifillim clirim e shans per te gjithe mazhorancen perfshire.


Dyzim perendimor


Qendrimet e partnereve perendimore ndaj krizes politike jane shpesh diametralisht te kunderta dyzim ky absurd kur behet fjale per piketa konverguese te demokracise si vota transparenca e drejta e protestes e trysnia per doreheqje.


Se fundi sipas ligjvenesit republikan Rohrabacher ne nje vend demokratik nese zgjedhjet kane mbaruar qeveria e zgjedhur duhet lejuar te mbaroje mandatin vleresim ky qe ndonse ne parim korrekt presupozon a zgjedhje korrekte b transparence integrale e c pergjegjshmeri e ndjeshmeri demokratike ne qeverisje.


Ndryshe elektorati ka te drejte te rishkruaje kontraten e nderprerja e mandatit qeverises nuk eshte me tabu apo opsion por pritshmeri normale e detyrim per nje politike te pergjegjshme qe prioritet ka stabilitetin e vendit e jo te vetvetes.


Ne fillim ishte vota ...

Votime perfekte nuk ka. Pertej faktoreve legale e objektive - maturia demokratike apo korrektesia e ligjit zgjedhor ata subjektive - abuzimi me buxhetin massmedian administraten te burgosurit intimidimi i institucioneve te pavarura politizimi i institucioneve zgjedhore presioni ndaj votuesit votimet familjare ne emer te emigranteve apo intereferenca me leximin e votes nese te tepruara zhbejne voten e lire e provokojne farsa elektorale.


Ndonse votimet e 2009 u njohen prej OSBE-ODHIR mbeten te brishta e kontradiktore me kartat e identitetit off-line listat jotransparente e numerimin problematik ne 1/3 e qendrave fakt objektiv pavaresisht mosndikimit ne rezultat perceptim subjektiv.

Pasuar nga transparenca e munguar ...


Refuzimi in extremis i mazhorances per transparence si per te konfirmuar mandatin qeverises ashtu e qetesuar opoziten e normalizuar parlamentarizmin ne kushtet e diferences minimale kompromenton me tej moralin e mandatit te panderprere qeverises.


Per me teper ajo intimidoi e shperfilli levizjet paqesore te opozites greven sublime te urise impenjimin e partnereve perendimore e rezoluten e PE me finale djegjen e fleteve te votimit e syrgjynosjen ne arkiva te materialeve akt ky qe zhberi avantazhin e dyshimit ndaj respektimit te votes e krijuar precedentin e opacitetit zgjedhor.


E si per ti vene kapakun ... performanca problematike


Edhe nese mandatimi korrekt kur qeveria nuk performon e pervijohet nje trend i komprometimit te stabilitetit te shoqerise behet imperative zgjidhja politike.


Si per ti vene kapakun problematikes se votes sot ngrihen vetulla rreth nivelit te jeteses jetes parlamentare prioritetet e zhvillimit respektimin e prones transparencen me buxhetin apo koncesionet procedurat 1 Euro intimidimin e institucioneve komprometimin e interesave kombetare me marreveshjen e ujerave varrezat e ushtarakeve e regjistrimin mbi baza etnike qendrimin ndaj Gerdecit buxhetin e Rruges se Kombit apo vrasjet shteterore te 21 janarit qe e bejne imediat rrokaden qeveritare proces ky pa kthim qe me heret me deshtimin e transparences zgjedhore.


Deklarimet private apo formale prej Perendimit per moscenim te mandatit qeverises si prioritet ne vetvete jane jorealiste e nuk kontribuojne ne zgjidhjen e krizes por shkurajojne perpjekjet per emancipim demokratik e nanurisin ne gjumin mbi dafina mazhorancen te mbetur peng ne agonine e qeverisjes se paralizuar duke e privuar vete ate prej te vertetes e veteclirimit permes zgjedhjeve imediate parlamentare.


Magrebi larg e prane


Ne Magreb kemi regjime dhe protesta te dhunshme per doreheqje eshte e justifikuar ndaj abuzimit te klikes qe nuk e njeh voten. Ne demokraci protesta e dhunshme nuk eshte standard por rudiment ne zbehje prej konsolidimit te demokracise ku vetem votimi rutine apo doreheqja hapin lojen per pushtet.


Nese mazhoranca terheq paralele magrebiane komprometuese per dhunen e 21 janarit opozita eshte ne te drejten e saj ti referohet po atij realiteti per qendrimin aspak te pritshem qeveritar ndaj protestuesve te pambrojtur ne shesh per te drejten e mosabuzimit me mirebesimin e votes deri ne sakrilegjin e humbjes se jeteve te pafajshme ne nje vend te NATO si ne Magrebin antidemokratik.


Lobokracia e kupa e shpuar e durimit demokratik


Pushteti nuk merret e mbahet me dhune por realiteti ka deshmuar se pertej votakracise lobokracia e PR-kracia mbetet arsye tjeter pas tij fale ndikimit ne perceptimin publik te mesazheve private apo formale te partnereve perendimore zyrtare apo partiake qe masmedia i bart si intervista rezoluta e misione simotra partiake te pritura deri paradoksalisht ne institucione shteterore kristiandemokrati Volonte ne seline e KM e te administruara me kujdes qe te hapin vrima pafund ne kupen e durimit demokratik.


Perballe nje mazhorance efikase ne marketingun e PR politik me perfaqesues te se djathtes perendimore te shnderruar ne zedhenes qeverie per publikun shqiptar opozites pertej kauzes e elektoratit qe frymezon i nevojitet lobimi i partnereve strategjike se pari SHBA si per te gjeneruar mbeshtetje ashtu dhe sfumuar tezat e rivalit pertej formatit socialist dhe ne emer te te gjithe kampit opozitar me nje program alternativ pro-perendimor demokratik e arsyen perse me ta Perendimi do te ndjehej me komod.


Tabuja e qeverisjes e herezia e zgjedhjeve te parakohshme


Zgjedhjet e parakohshme nuk jane mekat demokratik perderisa parashikohen edhe ne Kushtetute.


Problemi eshte se syresh ne emer te statukuose qeverisese si qellim ne vetvete paragjykojne motivimin e qindra mijera qytetareve ne shesh per zgjedhje te parakohshme pavaresisht performances se qeverise qe ekziston per te permiresuar jeten e qytetarit nderkohe qe mjafton nje levizje deputetesh te vecante ne parlament jo domosdoshmerisht parimore por me moral kushtetues per te provokuar zgjedhje te parakohshme edhe atehere kur qeveria performon dhe sovrani eshte indiferent.


Ky paradoks demokratik ku ne emer te rregullave vullneti deri i dyshimte i nje deputeti vlen me shume se ai parimor i elektoratit zhben moralin e argumentit se mandati qeverises eshte tabu apriori.


Promovimi perendimor i nervit demokratik


Ndersa mbetet i debatueshem ngurrimi perendimor ndaj zgjedhjeve te parakohshme ai duhet te avokatoje qartazi te drejten e protestes dhe jo intimidimin e saj te drejten e opozites per te kerkuar ndryshime deri ne doreheqje qeveritare perballe fatalitetit te mbarimit te mandatit me cdo cmim.


Ndryshe nuk stimulohet nervi demokratik qe presupozon demokracia perendimore qe aspirojme por abuzivizmi i lobokracise i imunizuar nga sfida e opinionit publik e krijuar falsitet te performances demokratike ku nuk testohen pergjegjesite e ndjeshmerite demokratike duke zbehur objektivitetin e vendimmarrjes zgjedhore te radhes.


Zgjedhjet e vonuara te parakohshme si clirim e shans per te gjithe


Zgjedhjet e parakohshme clirojne prej ngerceve politike qe nje demokraci ne rritje provokon emancipojne e krijojne precedentin e standardin e pergjegjshmerise duke pershpejtuar integrimin demokratik.


Ne momente krizash gordiane ato duhet te lancohen prej vete qeverise pa qene nevoja te kerkohen prej te treteve. Ne kete vendimmarrje kontribuon edhe qendrimi perendimor me qartesimin e marzhinave demokratike kapercimi i te cilave shlyhet me zgjedhje te parakohshme.


Gerdeci deshmoi burreshtetesi te opozites por jo te qeverise qe pasi nuk beri katarsis permes doreheqjes se munguar edhe per mefshtesi te opozites krijoi precedentin e papergjegjshmerise vijimesia e se ciles ishte tragjedia e 21 janarit e karshilleku ndaj votes.


E mira e shoqerise eshte pertej fatit te karrieres politike dhe sakrilegj nuk eshte nderprerja e nje mandati qeverises nen alibine e nje precedenti te padeshirueshem por statukuoja e nje stabiliteti qeverises qe nuk garanton stabilitet shoqeror. Kura e vetme e ngercit pafund politik mbeten zgjedhjet e parakohshme. Si clirim e shans per te gjithe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›