E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brichambaut OSBE Partite te respektojne rregullat mbeshtesim Prokurorine

Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se Marc Perrin de Brichambaut ka mberritur ne Tirane per nje vizite zyrtare gjate se ciles do te takoje kreret me te larte te shtetit.

I pari qe hap serine e takimeve te parashikuara ishte ai me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto gjate te cilit tema qendrore ishin zgjedhjet lokale te 8 majit dhe puna e pales shqiptare per plotesimin e rekomandimeve te OSBE ne lidhje me keto zgjedhje.

Gjate konferences se perbashket per shtyp sekretari i pergjithshem i OSBE-se Brichambaut theksoi faktin se ne zgjedhjet vendore te 8 majit duhet te kete prezence te gjere te monitoruesve te ketij procesi. Ne do te sjellim nje grup per monitorimin e zgjedhjeve lokale. Une besoj se Shqiperia ka perpara nje te ardhme te shkelqyer ndaj ne do ta mbeshtesim ate per te qene nje anetare sa me aktive ne 56 vendet anetare te OSBE dhe si nje anetare aktive e NATO-s tha ai.


Ndersa ne lidhje me punen e Prokurorise per zbardhjen e ngjarjes se 21 janarit ai theksoi mbeshtetjen per punen e ketij institucioni. Mbeshtesin punen e Prokurorise se Pergjithshme per nje hetim te plote asnjanes duke u mbeshtetur ne te gjitha aspektet e ngjarjes dhe kjo duhet te behet ne menyre te paanshme theksoi De Brichambaut.

Sekretari i OSBE-se do ti vijoje takimet e tij me kryeministrin Berisha takim i parashikuar per ne oren 1100 qe do te pasohet nga takimet me kryetaren e Parlamentit liderin e PS dhe ne fund Presidentin Topi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›