Ambasadoret: Ngerci politik, rrezikon BE
Tre muaj pas bojkotit te opozites ndaj cdo aktiviteti parlamentar dhe mungeses se dialogut politik, ambasadoret nderkombetare vene alarmin, se kjo situate mund t'i kushtoje rrugen drejt integrimit ne Bashkimin Evropian, Shqiperise. Ambasadori Holandes ne vendin tone, Henk Van den Dool, tha dje se nje demokraci qe nuk funksionon, nuk eshte nje bilete per ne Bashkimin Evropian. Mjaft qarte, diplomati i beri te ditur autoriteteve shqiptare, se vijimi i krizes politike do t'i kushtoje Shqiperise, ne menyre te vecante ne keto momente te rruges se saj drejt integrimit. "Situaten aktuale ne Shqiperi e shohim shume problematike. Nje demokraci qe nuk funksionon nuk eshte nje bilete per Bashkimin Evropian. Madje BE do te pergatise nje avis, nese Shqiperia do te marre statusin e kandidatit dhe une do t'ju thosha qe kjo avis nuk do te jete pozitive nese situata politike vazhdon te jete ne te njejtat kushte. Dhe nje gje e tille eshte shume e keqe per cdo shqiptar, qofte demokrat, socialist apo nje gje midis tyre",-tha Van den Dool. Sipas tij, kjo situate eshte e keqe per cdo shqiptar, qofte ai socialist apo demokrat. "Duket se koha po mbaron dhe kjo do te thote se kundershtaret kryesore te ulen ne nje tavoline, te flasin me njeri- tjetrin. Ne fillim PD dhe PS te percaktoje axhenden se per cfare duhet te flasin, pa asnje sugjerimin tone. Presim qe zgjidhja te mos vonoje. Si nje vend i pjekur, anetar i NATO-s dhe aspirant per ne BE, ne presim qe Shqiperia ta zgjidhe vete kete ngerc, por mesa po shohim koha po mbaron", vijoi ambasadori holandez. Sipas tij, nuk ka rendesi se kush e hedh hapin, por ato duhet te levizin, pasi deri me sot te dy palet kane manovruar ne menyre te tille sa e kane veten ne pozite te sikletshme qe e ben te veshtire daljen. "Nuk eshte e thene qe te ulen kryeministri dhe kryetari i opozites. Mund te filloje me njerez te besuar te tyre, por te filloje", vijoi diplomati holandez. Ne te njejten linje, edhe Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh tha se dialogu mes paleve eshte i domosdoshem. "Komuniteti nderkombetar, u ka kerkuar te dyja paleve qe ta zbusin gjuhen e perdorur, te bejne nje hap drejt njeri-tjetrit, por, deri tani, duket se askush nuk na e ka vene shume veshin. Prandaj, do te theksoja edhe nje here se duhen tri hapa baze per te pasur nje cift vallezimi te qendrueshem. Mendoj se keto hapa duhet te varen ne muret e cdo zyre, te qeverise dhe te opozites, si moto per kaq sa ka mbetur nga ky vit dhe per vitin e ardhshem", tha Bosh. Sipas tij, keto fjale behen gjithnje e me te rendesishme tani qe po afrohen edhe Krishtlindjet, sepse kuptimi i Krishtlindjeve eshte qe njerezit te bejne nje hap drejt njeri-tjetrit, ta duan njeri-tjetrin, dhe vertet te perpiqen qe ta bejne kete bote me te mire dhe jo duke perdorur gjuhe te ashper, por duke perdorur nje gjuhe te bute e duke u afruar drejt njeri-tjetrit. Ambasadori i OSBE-se kerkoi dialog, kompromis dhe perdorimin e nje gjuhe te bute per te folur me njeri-tjetrin dhe tone normale.