Rama: Me pushtetin e Sali Berishes, ndahemi ne 2010
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje nga protesta e radhes e socialisteve per hapjen e kutive nga qyteti i Beratit, se viti 2010 do te jete viti i ndarjes nga pushteti i Sali Berishes. Gjate fjales se tij, kryesocialisti u shpreh se qeveria me parate e taksave, ben mitingje kunder opozites, do te shtoje thirrjet per distancim te popullit nga opozita, por urat qe lidhin opoziten me popullin vetem do t'i rrise. Sipas tij, vendosmerine e opozites do ta shtoje dhe vetem ditet e veta do te shkurtoje. "Kjo Shqiperi e ndare me gjuhen e urrejtjes, qe nuk u jep me te moshuarve qetesine e merituar, qe nuk u jep burrave e grave punen e kerkuar, qe nuk u jep as me te rinjve perspektiven e deshiruar, nuk mund te jete Shqiperia jone e vitit 2010. Ne do ta bejme 2010-ten, vitin e ndarjes me kete pushtet", theksoi Edi Rama. Sipas kryesocialistit, kjo Shqiperi qe nuk jep shprese per liri te te gjitheve e as barazi te te gjitheve para ligjit, po lirine ia jep vec familjes ne pushtet, nuk mund te jete atdheu i qytetareve shqiptare per vitin 2010. Ai theksoi se socialistet do ta bejne 2010 vitin e kthimit te atdheut, ne duart e qytetareve shqiptare. Duke vijuar me tej lideri i selise roze, tha se kjo Shqiperi qe nuk garanton as vete lirine elementare te votes dhe barazine e te gjitheve perpara votes, e cila pasi numerohet keq dhe shume keq per llogari te pushtetit te familjes, i fshihet syrit te popullit njesoj si ne ato llumokracite e shpifura matane kufijve te Evropes ku duam dhe do te integrohemi. "Kjo nuk mund te jete ne vitin 2010 Shqiperia qe enderruam. Ne do ta bejme vitin 2010, vitin e lirise se votes dhe do te protestojme per largimin e ketij pushteti qe grabit dhe burgos kuti te mbyllura forcerisht",-tha nder te tjera kryetari i Partise Socialiste. Rama nenvizoi nga qyteti i Beratit se Sali Berisha ka humbur te drejten per ta qeverisur Shqiperine, duke i shkelur te drejten me elementare popullit sovran, per te pare voten e vet. Ai tha se kjo eshte nje e drejte qe nuk mund te vazhdoje t'ju mohohet shqiptareve me force ne vitin 2010 dhe ne 2010 ata do ta kerkojne me force kete te drejte. "Do ta kerkojme me force, duke kerkuar largimin e Sali Berishes, perderisa kutite nuk hapen dhe nderkohe demokracia shqiptare po behet perdite e me shume nje "kuti e mbyllur", me liri e te drejta te cunguara, me nje shtet te se drejtes pertoke, me nje ekonomi shifrash te rreme", vleresoi kreu i partise me te madhe ne opozita. Ai tha se nuk do te presin qe Shqiperia te bjere ne gremine, por do te protestojne per te larguar qeverine. Rama ftoi kundershtarin e tij politik qe "te behet njehere burre ky gojeperdale plak, qe ka njezet vjet qe e turperon kete vend e kete shoqeri me fjalorin e tij, me te sharat e te palarat e tij, me shpifjet e genjeshtrat e tij, dhe le te shkoje aty ku do shpifje duhet te provohet, ose duhet te denohet. Viti 2010 duhet te jete viti i ndarjes me kete qenefpolitike dhe ne jemi ketu, per ta udhehequr me me vendosmeri se kurre kete beteje per nje politike te re, per nje Shqiperi evropiane", perfundoi fjalen e tij lideri i Partise Socialiste. Edhe ne kete proteste, nuk ishin perfaqesues te partive aleate te selise roze.
Deputetja Felaj: Demokracia nuk eshte nje dhurate, por duhet mbrojtur
Deputetja e Partise Socialiste, Ermonela Felaj, u shpreh dje se demokracia nuk eshte nje dhurate por duhet mbrojtur, prandaj duhet te luftojne per ta pasur. "Kemi nje fytyre politike qe te trishton, sepse shqiptaret jane te detyruar qe te degjojne perrallat e kesaj fytyre, te kryeministrit", deklaroi zyrtarja socialiste. Ajo tha se nuk e kupton se "si kjo fytyre ka kuraje t'i dale perpara njerezve, kur ka vjedhur votat e tyre! Si mund t'i dale perpara njerezve, me dy ministra te ndjekur penalisht ne qeveri. Nuk e kuptoj si i del perpara njerezve, kur ka nje krize ekonomike", vijoi me tej deputetja e selise roze.
Deputetja Felaj: Demokracia nuk eshte nje dhurate, por duhet mbrojtur
Deputetja e Partise Socialiste, Ermonela Felaj, u shpreh dje se demokracia nuk eshte nje dhurate por duhet mbrojtur, prandaj duhet te luftojne per ta pasur. "Kemi nje fytyre politike qe te trishton, sepse shqiptaret jane te detyruar qe te degjojne perrallat e kesaj fytyre, te kryeministrit", deklaroi zyrtarja socialiste. Ajo tha se nuk e kupton se "si kjo fytyre ka kuraje t'i dale perpara njerezve, kur ka vjedhur votat e tyre! Si mund t'i dale perpara njerezve, me dy ministra te ndjekur penalisht ne qeveri. Nuk e kuptoj si i del perpara njerezve, kur ka nje krize ekonomike", vijoi me tej deputetja e selise roze.