E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet grate kandidate sfidojne burrat ulen bashke ne nje tryeze

TIRANE- Rrjeti i Grave Barazi ne Vendimmarrje me mbeshtetjen e National Democratic Institute For International Affairs NDI kane organizuar sot tryezen e rrumbullaket te grave kandidate ne Zgjedhjet Vendore 2011 ne Tirane ku moren pjese rreth 30 kandidate per kryetare te Njesive Bashkiake ne Tirane per Keshillin Bashkiak dhe per Keshillat e Njesive Bashkiake.

Duke e konsideruar kete takim si nje sfide ndaj kandidateve meshkuj sipas organizatoreve femrat kandidate ne zgjedhjet vendore 2011 dhane nje shembull te shkeelqyer dhe arriten per here te pare bashkepunimin e perfaqesuesve te partive politike per zgjedhje sa me te mira per nje gare te drejte per iniciativa te perbashketa dhe per nje pune ne te mire te komunitetit.

Grate pjesemarrese diskutuan rendesine e bashkepunimit mes tyre si dhe gjithashtu u theksua ne vecanti nevoja e perfaqesimit te femrave ne vendimmarrje si nje qasje e perspektive e ndryshme e perfaqesimit te interesave te komunitetit.

Kandidtate vleresuan respektimin e Kodit zgjedhor per kuoten e 30 te femrave ne listen e kandidateve per keshillat e njesive vendore dhe theksuan rendesine e plotesimit te vakumit ligjor ne lidhje me kandidaturat per kryetare bashkie dhe komunash.

Grate ishin perfaqesuese te forcave te ndryshme politike si PS PD dhe LSI dhe parti te tjera.

Sipas organizatoreve te tilla takime jane organizuar edhe ne disa qytete te vendit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›