E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet i fitoi Maqedonia

Për herë të parë në historinë e saj si shtet, Maqedonia, ka zhvillar zgjedhje model që nga mënyra e organzimit e deri tek mungesa e incidenteve. Pas këtij procesi konform standarteve të kërkuara, në Maqedoni partitë politike kanë dhënë edhe rezultatet paraprake jozyrtare të votimeve. Kështu, Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thacit, ka shpallur fitore ne komunen e Tetoves, kurse Bashkimit Demokratik per Integrim, ka shpallur, fitore ne 5 komuna, ate te Çairit, Zajazit, Vrapcishtit, Zhelines dhe Likoves. Pjesmarrja e qytetareve ne keto votime ka qene reth 55%.
Fituesi i vërtetë
Por kush është fituesi real I këtyre zgjedhjeve. Për maqedonësit më shumë rëndësi ka integrimi I tyre në strukturat europiane, e këtë radhë me sa duket kanë treguar shembullin më të mirë të tyre, që janë në gjendje që të bëjnë një palë zgjedhje demokratike, pa incidente, të lira dhe të ndershme. Dhe sigurisht pavarësisht emrit që do të ketë fatin të jetë më I votuari, këto zgjedhje kanë nxjerrë vetëm një fitues, Maqedoninë
Duket se Maqedonia kësaj here ka kaluar provën e vështirë të plotësimit të standardeve zgjedhore. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka njoftuar mbrëmë se procesi zgjedhor ka kaluar pa incidente dhe se këto ishin zgjedhjet më të mira të zhvilluara deri më tani. Kreu i KSHZ-së, Aleksandar Novakovski falenderoi qytetarët maqedonas për maturinë që treguan gjatë gjithë procesit.
Nga ana tjetër, deri në mesnatë kandidati i VMRO-DPMNE-së Gjorge Ivanov, sipas rezultateve jozyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që mbërrijnë përmes rrugës elektronike, kryeson në zgjedhjet presidenciale, para Lubomir Fërçkovskit nga LSDM-ja dhe kandidatit të pavarur Lube Boshkovski. Sipas rezultateve prej 472 nga gjithsej 2976 vendvotime, Ivanov ka 18.697 vota, Fërçkovski 8.748, Boshkovski 8.415, Imer Selmani nga Demokracia e Re 5.956, Agron Buxhaku nga BDI 3.358, Mirushe Hoxha nga PDSH 1.561 dhe Nano Ruzhin nga PLD-ja 1.271 vota.
Ndërkohë mësohet se zgjedhjet nuk janë zhvilluar në 134 qendra të votimit, ku janë 12.556 votues, për shkak të motit të keq dhe bllokimit të rrugëve në zonat e thella. KSHZ njoftoi se këto qendra të votimit janë të përfshira në rreth 30 komuna të vendit, ndërsa numri i përgjithshëm i këtyre votuesve është 12 mijë veta, ose më pak se një për qind nga trupi i përgjithshëm votues në Maqedoni.
Rezultatet e para
Gara e ngushtë presidenciale ka çuar në raundin e dytë dy kandidatët e partive më të mëdha maqedonase, Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE dhe Lubomir Frçkovski nga LSDM-ja, të cilët do të ndeshen në finalen pas dy javëve
Në bazë të rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor pasmesnate, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Invanov i prinë garës presidenciale me mbi 80 mijë vota, në vend të dytë është kandidati i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Lubomir Frçkovski me mbi 50 mijë vota, pas tij radhitet kandidati i pavarur Lube Boshkovski, kandidati i Demokracisë së Re Imer Selmani, kandidati i BDI-së Agron Buxhaku, kandidati i PDSH-së Mirushe Hoxha dhe Nano Ruzhin nga PLD-ja. Rezultatet janë dhënë nga gjysma e materialeve të përpunuara zgjedhore, ndërsa sot priten edhe rezultatet e para preliminare nga gjithsej 2976 qendra të votimit. Sipas informacioneve të fundit të KSHZ-së, jehona e votuesve ka qenë 57, 2 për qind.
Shtabi zgjedhor i VMRO-DPMNE pohon se kandidati për president Gjorge Ivanov udhëheq në garën për president në tërë Maqedoninë në raport 3:1 ndaj kandidatit tjetër. Sipas zëdhënësit të Shtabit zgjedhor Vllatko Gjorçev për vendin e dytë bëhet betëjë e ashpër mes Fërçkovskit të LSDM-së dhe Boshkovskit të pavarur.
Sipas tij, VMRO-DPMNE në raundin e parë ka fituar në komunën e Prilepit, Manastirit, Novacit, Probishtipit, Gradskos, Kriva Pallankës, Drugovës, Sveti Nikollës, Pehçevos, Kratovës, Gjorçe Petrovit dhe Butelit. VMRO-DPMNE në raundin e parë fitore presin edhe në komunën e Kërçovës, Vevçanit dhe Ilindenit.
Sipas shtabit të Lidhjes Social Demokrate (LSDM), kandidati i tyre Zoran Zaev ka fituar që në raundin e parë në Strumicë, poashtu fitore ka shënuar në raundin e parë edhe kandidati i kësaj partie në Kumanovë, Zoran Damjanovski. Poashtu kjo parti ka bërë të ditur se është në epërsi në Ohër, Berovë, Bosilovë, Novo Sellë dhe komuna të tjera. LSDM dhe VMRO-DPMNE do të zhvillojnë një betejë të ngushtë për presidentin duke pasur parasysh se partia opozitare tashmë llogaritë edhe në votat e Partisë Liberal-Demokrate e cila kandidoi me kandidatin e saj Nano Ruzhin.
Partitë maqedonase deri tani nuk janë deklaruar se do të kërkojnë mbështetjen e partive shqiptare, edhe pse para fillimit të fushatës u shtuan zërat për një marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe në këmbim të një pazari politik në kuadër të qeverisjes. Pas 14 ditëve do të zhvillohet raundi i dytë ku shkojnë Ivanov dhe Frçkovski, ndërsa ai kandidat do të fitojë i cili do të sigurojë më shumë vota me kusht që cenzusi i numrit të votuesve të jetë më së paku 40 për qind.
A e marrin dot shqiptarët Strugën?
Shqiptarët kanë hyrë të përçarë në këto zgjedhje, e kjo shumë mundësi që atyre t’u kushtojë qytetin e tyre. Mosmarrëveshjet midis partive politike shqiptare në Maqedoni bëjnë që Struga të rrezikojë drejtimin nga ana e tyre dhe të kalojë në dorën e palës maqedonase. Edhe pse ende asgjë nuk është shpallur zyrtarisht, maqedonasit kanë premtuar se në rast humbjeje, do të bashkojnë votat kundër tre kandidaturave shqiptare që kanë dalë më vete. Për shqiptaret ne këtë komune kandidon Ramiz Merko, i BDI, Mendi Qyra i PDSH dhe Xhevdet Nasufi i Demokracise se Re. VRMO DPMNE ka si kandidat Sllavko Kotevski dhe nga Partia per Ardhmërinë Evropiane kandidon, Fijat Cankovski. Duhet theksuar këtu se Struga ka një popullsi me shumicë shqiptare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›