Zgjedhjet lokale grupi i eskperteve te PS verifikon kandidatet
Eneida Jacaj - Partia Socialiste eshte duke vijuar procedurat e saj ne bashkite dhe komunat e rretheve per zgjedhjet e ardhshme vendore. Keshtu grupi i punes i perbere prej 240 koordinatoresh eshte duke vijuar mbledhjen e te dhenave ne terren per te gjithe kandidatet qe do te marrin pjese ne garen per kreret e bashkive dhe komunave ne mbare vendin. Pas mbledhjes se te dhenave per secilin nga kandidatet lista do ti paraqitet mbledhjes se pritshme te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste. Me pas do te vijohet me listen e re perfundimtare te kandidaturave. Nisur nga zgjedhjet e fundit ne deget e rretheve mbeten per tu nenvizuar debatet tradicionale brenda Partise Socialiste. Ne kete kuader edhe vemendja kryesore e ekipit socialist po fokusohet te puna me njerezit ne baze te vleresimi i kandidaturave puna ne terren e cila me afrimin e zgjedhjeve behet e domosdoshme per shkak te luhatjeve te medha si dhe intensifikimi i pranise se pushtetit qendror. Ai qe i jep nje peshe specifike procesit te 8 majit per opoziten eshte dominimi i saj aktual ne qendrat e medha te vendit ne bashkite kryesore te cilat si te tilla veteperkufizohen si nje objektiv qe medoemos duhet rikonfirmuar.
Porosite
Mbeten afersisht 8 muaj per zhvillimin e zgjedhjeve vendore ku Partia Socialiste pretendon qe ne nje kohe me to te zhvillohen zgjedhjet e parakohshme. Opozita nuk do te lejoje qe zgjedhjet vendore te behen pjese e manipulimeve te uleta te Partise Demokratike. Per kete kreu i selise roze ka percaktuar nje axhende pune per te gjithe deputetet dhe drejtuesit e larte te PS-se te cilet jane shperndare ne rrethe. Rama qysh ne krye te heres i ka porositur kandidatet qe te bejne analizen e zonave te tyre elektorale dhe me pas te organizohen te gjithe se bashku per te shkuar dere me dere te elektoratit per tiu sqaruar atyre gjendjen aktuale ku ndodhet Shqiperia. Ata do te mbajne shenime edhe per problemet me thelbesore qe i shqetesojne qytetaret dhe do tu premtojne atyre zgjidhjen e problemeve.
Kandidatet
Partia Socialiste dominon pjesen derrmuese te bashkive dhe komunave ne mbare vendin. Ne zgjedhjet e ardhshme lokale Bashkia e Tiranes mbetet torta qe pret te marre Partia Demokratike dhe se fundi per te ka shfaqur pretendimin e saj edhe Levizja Socialiste per Integrim. Kryeministri Sali Berisha eshte shume i interesuar ta perqendroje ne pushtetin e tij kete bashki. Dhe per kete atij do ti duhet te luaje me nje kandidat te forte dhe te ruaje aleancen me LSI-ne per te garantuar nje fitore ne zgjedhjet e ardhme per pushtetin vendor. Sipas zerave nga Partia Socialiste Edi Rama do te garoje edhe per nje mandat te katert per Bashkine e kryeqytetit perballe ministrit te Brendshem Lulzim Basha i cili ka shprehur me shume se nje here deshiren per te kandiduar per zgjedhjet e ardhshme vendore. Nje tjeter perballje e forte eshte ajo e Durresit ku LSI-ja i ka kerkuar aleates me te madhe ne qeverisje PD-se qe te dale me kandidatin e saj.
PS-ja po ben lufte prej me shume se nje viti qe te hapen kutite ne menyre qe te behet transparenca e plote e zgjedhjeve te 28 qershorit. Nderkaq socialistet nuk po rrine duarkryq kur kane mbetur vetem pak muaj nga perballja e radhes mes PD-se dhe PS-se e cila pritet te percaktoje edhe te ardhmen politike te zotit Rama ne krye te Partise Socialiste.
15 Tetor 2010