E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale opozita kundershton vendosjen e kamerave

Perfaqesuesit e opozites ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve shprehen dyshues per perdorimin e sistemit te monitorimit me kamera te procesit te numerimit te votave. Ata kerkuan mendimin e partive politike per funksionimin e ketij sistemi ne zgjedhjet e kaluara para se te votonin draftin. Anetari Pandeli Varfi duke u bazuar ne projekt-vendimin e paraqitur kerkoi me shume informacion ne lidhje me funksionimin e kamerave ne zgjedhjet e kaluara. Sipas tij projektvendimi i paraqitur nga administrata ishte shume i ceket. Sipas gjykimit tim grupi i punes qe ka pergatitur materialin duhet qe se pari te na informonte mbi menyren se si kane funksionuar duke e marre ate ne menyre sa me analitike. E para sa kane funksionuar a kane funksionuar 80 te na kishte njoftuar per problemet qe kane dale etj. - tha Varfi. Madje ai sugjeroi qe me pare te merrej edhe mendimi i partive politike. Ne mungese te nje informacioni te tille pa diskutim nje sistem i tille do ti ngjante nje kopshti zoologjik me kafshe prej druri - tha ai por qendrimi i tij eshte kundershtuar nga anetari i KQZ-se Hysen Osmanaj. Sipas tij ky eshte nje projektvendim qe bazohet teresisht ne ligj. Nderhyrja e tij ka sjelle reagime te Varfit me tej dhe te kreut te KQZ-se Arben Ristani i cili pohoi se mbledhja nuk mund te kthehej ne Pazar cka ka revoltuar Pandeli Varfin qe eshte larguar nga mbledhja. Pas tij jane larguar edhe nenkryetarja Deshira Subashi e Artan Laze. Mbledhja ka vijuar qetesisht me tej. Kreu i KQZ-se Arben Ristani tha se procesi i monitorimit me kamera eshte nje proces qe e parashikon ligji. Se shikojme dot as me partite as me dike tjeter. Eumlshte detyrim ligjor qe e kane diskutuar para se te binin dakord. Rane dakord dhe miratuan ligjin. Ka qene ose jo mire kjo u perket analizave qe askush nuk pengon askend qe ti beje - tha ai. Keto argumente u mbeshteten dhe nga anetari tjeter Klement Zguri i cili kritikoi qendrimin e Varfit. Shtyrja qe koleget na bejne per ftesa servile per partite me duket absurde dhe nuk ka ndodhur gjer me sot. Nuk ka ftesa speciale. Partite politike kane tere te drejten dhe detyrimin qe te zene vendin dhe te kerkojme. Ata thjesht duan qe perpos deshires qe partite kane per te dominuar cdo lloj institucioni keta i japin nje dore . Ska asnje lloj kuptimi. Cohen nga tavolina edhe ikin. E kane bere si restorant - tha ai. Pas ketij reagimi te Zgurit projektvendimi Per perdorimin e kamerave regjistruese dhe te monitoreve ekraneve per shfaqjen e fleteve te votimit ne Vendin e Numerimit te Votave eshte miratuar me kater votat e anetareve te pranishem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›