E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet Kuvendi Rama nuk solli asnje propozim

Konferenca e Kryetareve diskutoi per hetimin e zgjedhjeve dhe shtyrjen e seances. PS mbeshteti propozimin e bere nga mazhoranca

Kuvendi u kunderpergjigjet akuzave te kreut te socialisteve Edi Rama per shtyrjen e seances plenare. Rama deklaroi dje se mazhoranca me vendimin per te shtyre seancen plenare po tenton ti mbylle gojen opozites. Por sipas institucionit legjislativ deklaratat e Rames nuk jane aspak te verteta sepse ai nuk ka dorezuar asnje oferte konkrete ne lidhje me permbytjet. Per te faktuar kete gje Kuvendi ben publik procesverbalin e plote te mbledhjes se te henes ku vertetohet se kerkeses se Kryeparlamentares Topalli per shtyrjen e seances per shkak te situates se krijuar nga permbytjet ne veri 2 perfaqesuesit e PS-se Sajmir Tahiri dhe Namik Dokle i jane pergjigjur pozitivisht. Zoti Rama sic e ka zakon edhe kesaj radhe nuk ka sjelle ne Kuvend asnje oferte asnje dokument apo shkrese sic e parashikojne procedurat parlamentare dhe Rregullorja e Kuvendit ne lidhje me situaten e fatkeqesise natyrore. Per rrjedhoje ne Kuvend nuk ka asgje per te diskutuar lidhur me kete kerkese te Partise Socialiste - informon Kuvendi. Sipas Kuvendit spekulimet qe zoti Rama beri edhe sot si dhe ne ditet me pare ne keto kohe te veshtira te fatkeqesise natyrore ne qarkun e Shkodres jane se paku jo serioze. Legjislativi nepermjet njoftimit per shtyp sqaron gjithashtu qe shtyrja e seances ishte diskutuar paraprakisht qe diten e hene kur u mblodh Konferenca e Kryetareve. Dhe per me teper shton Kuvendi nje njoftimin e derguar socialistet prezent ne mbledhje dhane mirekuptimin per kete gje. Ne Konferencen e fundit te Kryetareve eshte diskutuar dhe rene dakord paraprakisht per mundesine e shtyrjes se seances se dites se enjte per shkak te situates se fatkeqesise natyrore. Ne kete Konference ishin prezent perfaqesuesit e Partise Socialiste te cilet ndryshe nga zoti Rama dhane mirekuptimin e tyre per mundesine e shtyrjes se seances plenare dhe treguan me shume ndjeshmeri ndaj fatkeqesise natyrore - perfundon njoftimi. Ne procesverbal pasqyrohet i plote dhe diskutimi lidhur me ngritjen e komisionit hetimor per hetimin e zgjedhjeve.

Procesverbali i plote i Konferences se Kryetareve date 6.12.2010 ora 1000

Drejton mbledhjen

JOZEFINA COBA TOPALLI ndash KRYETARE KUVENDI

Rendi i dites

Shqyrtimi i kerkeses se nje grupi prej mbi 35 deputetesh me objekt ngritjen e nje komisioni hetimor per hetimin e shkeljeve te ligjit ne pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise qershor 2009.

Te pranishem

Znj. Jozefina TOPALLI Kryetare Kuvendi

Z. Ardian TURKU zevendeskryetar Kuvendi

Z. Namik DOKLE zevendeskryetar Kuvendi

Z. Astrit PATOZI kryetar i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike

Z. Saimir TAHIRI zv/Kryetar i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste

Z. Genc POLLO perfaqesues i Keshillit te Ministrave

Z. Lefter KOKA kryetar i Grupit Parlamentar Levizja Socialiste per Integrim

Mungojne

Z. Nasip NACO zevendeskryetar Kuvendi

Te ftuar kryetari i Komisionit te Ligjeve z. Ilir Rusmali.

HAPET MBLEDHJA

JOZEFINA TOPALLI Miredita E kam thirrur kete mbledhje per shqyrtimin e kerkeses se Grupit Parlamentar te Partise Socialiste per ngritjen e nje komisioni hetimor per hetimin e shkeljeve te ligjit ne pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise qershor 2009. Ne baze te nenit 7 te ligjit Per funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit Kryetari i Kuvendit jo me vone se 5 dite nga data e marrjes se kerkeses mbledh Konferencen e Kryetareve per te diskutuar mbi kerkesen e nismetareve.

Kerkesa eshte dorezuar diten enjte date 2 dhjetor. Konferenca duhet te diskutoje perberjen e komisionit dhe caktimin e dates se miratimit ne Kuvend. Kur Konferenca nuk arrin ne nje konsensus per caktimin e elementeve te mesiperm ceshtja i adresohet seances plenare ku votohet me shumicen e anetareve te pranishem. Kerkesa paraqitet per miratim ne seancen plenare me te afert por jo me vone se 15 dite nga data e mbledhjes se Byrose Parlamentare. Brenda 7 diteve nga miratimi i vendimit komisioni fillon punen. Urdheroni z. Patozi.

ASTRIT PATOZI Une mendoj se data 23 do te ishte data me e pershtatshme per shqyrtimin e kesaj kerkese ne seance plenare.

NAMIK DOKLE Ne baze te ligjit percaktohet ne seancen me te pare por pa kaluar 15 dite nga mbledhja e Konferences. Kerkesa paraqitet ne seancen plenare me te afert thote ligji. Nese ju do e mblidhni pas 15 ditesh Kuvendin eshte tjeter pune. Nese mblidhet te enjten duhet te diskutohet. Nese per arsye te ndryshme Kuvendi nuk eshte i mbledhur per 15 dite eshte i detyruar te mblidhet. Kur eshte ne pune normale ne seancen me te afert merret vendimi. Edhe po nuk morem ne vendim ne seancen me te afert kjo do te diskutohet. Ne kuptimin e interpretimit te ligjit eshte krejt normale. Nese nuk do kete seance kete te enjte eshte tjeter gje.

ARDIAN TURKU Une mendoj se nese kjo realizohet brenda 15 diteve nuk besoj se dalim jashte rregullores. Ne kushte normale nese zhvillohej ne seancen me te afert nuk do te kishte asnje lloj problemi. Ne e dime qe pothuaj gjithe qeveria eshte spostuar ne Veri e gjithe deputetet jane shperndare ne zonat e tyre. Une mendoj se cdo grup parlamentar ka per te diskutuar rreth kesaj ceshtje. Nese kjo kerkese per hetim vjen qe nga shtatori i vitit te kaluar nuk besoj se na prish pune nje jave me teper e nje jave me pak e nuk besoj se dalim jashte rregullores.

NAMIK DOKLE Jam dakord me kete qe thoni ju se nuk na prish pune nje jave por ama ne skemi te drejte te dalim mbi ligjin. Prandaj thuhet kerkesa paraqitet per miratim ne seancen plenare me te afert por jo me vone se 15 dite nga data e mbledhjes se Byrose. Nese keto qe thoni bejne qe seanca te mos zhvillohet ne skemi asnje kundershtim.

JOZEFINA TOPALLI Te enjten ne mund te diskutojme ligje por mund te mos votojme per shkak te situates. Situata atje eshte katastrofike. Rendi i dites do te zhvillohet. Ndoshta nuk e drejtoj une por mendoj qe diskutimi te behet. Kalendari do te respektohet por veshtire te bejme votim.

SAIMIR TAHIRI Kjo eshte nje kerkese qe axhenden e parlamentit e ve ne nje trysni prej shume kohesh. Besoj se do te ishte ne nderin e Kuvendit ta votonte ne seancen me te afert. Ne rast se ju thoni se ne seancen e ardhshme per shkak te situates nuk do te jete i mundur votimi i asnje projektligji kjo eshte dicka tjeter. Nese zhvillohet seanca eshte mire qe kjo ceshtje te votohet.

JOZEFINA TOPALLI Ka nje tradite parlamentare ku ka edhe seanca plenare qe diskutojne e nuk votojne. Nese do te vendoset qe diten e enjte te mos kete seance une do tju ve ne dijeni. Une e thashe me vullnetin e mire qe seanca te zhvillohet por kesaj nuk i dihet.

SAIMIR TAHIRI Eumlshte mire qe ne ta parashikojme ne kalendar. Nese ndjek fatin e ligjeve te tjera te parashikuara per ate dite kjo eshte gje tjeter. Ne te bejme parashikimin.

NAMIK DOKLE Nese nuk votohet asgje e shtyjme edhe kete votim. Por ama duhet ta parashikojme.

JOZEFINA TOPALLI Tani do te flas ne emrin personal e si deputete e Shkodres. Mos me shihni si Kryetare. Kjo eshte nje kerkese qe perseritet prej dy vjetesh e ju e keni sjelle ne daten 2 dhjetor. Mendoj se ka disa gjera ne kete kerkese qe duhen shqyrtuar mire megjithese ky eshte mendimi im personal e nuk e di se si do te vendose grupi parlamentar. Prandaj kerkesa do kohen e saj per tu shqyrtuar. Une nuk besoj se do te kem kohe per tu marre me te. Por nuk mund te diskutohet ne seance kur une nuk jam ne seance e kur shume ministra nuk jane ne seance. E mira eshte te mbetemi serioz. Une nuk e di nese do te behet te enjten seance. Kam gjithe vullnetin qe seanca te zhvillohet por nuk mendoj se do te votohet pasi shumica e deputeteve jane ne terren. Rregullorja na ka lene nje afat prej 15 ditesh.

NAMIK DOKLE Ne ofrojme gjithe mirekuptimin tone qe ti jepet perparesi diskutimit situates se permbytjeve. Ne nuk kembengulim ne kerkesen tone. Por nese ekziston mundesia qe te behet seanca e te behet votimi atehere ne jemi brenda ligjit per ta votuar kete kerkese.

JOZEFINA TOPALLI Absolutisht nuk ka mundesi te diskutohet per dy jave nje ceshtje qe mbahet peng prej dy vjetesh. Absolutisht nuk mund te votohet. Rregullorja thote brenda 15 diteve. Do ta shqyrtojme ne daten 23 sipas rregullores.

NAMIK DOKLE Kete e thote ligji. Nuk eshte ndonje gje e rende edhe nese votohet per dy jave por gjithsesi nese do te kete seance ne bejme gabim ta shmangim kete nga seanca. Eumlshte tjeter gje nese votohet apo jo. Kjo qe ne propozojme eshte nje menyre elegante qe ligji te mos shkelet.

ASTRIT PATOZI Meqe ju e keni merak te mos shkelet ligji duke pasur parasysh situaten e rende ne Shkoder ne e kemi shume te lehte bashkarisht te respektojme nenin 7 piken e pare i cili thote se Konferenca e Kryetareve cakton perberjen e komisionit dhe daten e miratimit te tij ne Kuvend. Per shkak te situates ne mund te thoshim se data do te jete filan date dhe mbyllet kjo histori. Nuk do te kishte me nevoje per komente. Une nuk dua te merrem me permbajtjen e kesaj kerkese. Po ti rikthehemi kerkeses se meparshme ju duhet te mbani mend se ne e cuam ate ne Komisionin e Ligjeve per te verifikuar kushtetueshmerine e saj. Une nuk mund ta paragjykoj kete kerkese por mund te jete kunder Kushtetutes. Ne nuk kemi prirjen qe ta zvarrisim kete gje. Ne thame qe per shkak te situates ta diskutojme ne daten 23 dhjetor dhe deri atehere i kemi ezauruar procedurat edhe situata do jete normalizuar. Po te biem dakord per kete gjithe te tjerat sfumohen.

ARDIAN TURKU Une desha te shtoj dicka. Kur fola nuk kisha parasysh vetem seancen e dites se enjte. Ky material ka disa pika me te cilat deputetet duhet te njihen. Diten e seances shqyrtohen ato projektligje qe jane diskutuar me jave te tera ne komisione. Kjo pike per tu perfshire ne rendin e dites ka nevoje qe fillimisht deputetet te njihen me te. Qe ne momentin e pare ketu une shoh hetimi i dyshimeve dhe pretendimeve. Partite politike mund te kene dyshime sa te duan une nuk kam pse te hetoj dyshime. Deputetet nuk kane kohe qe ta shqyrtojne kete kerkese. Mendoj se ekziston justifikimi qe te jepet me teper kohe per tu njohur me kete material e te jemi serioz ne diskutimet qe do bejme. Nese eshte fjala qe do ngrihet apo jo komisioni hetimor nuk diskutohet qe ne do jemi po te gjithe.

JOZEFINA TOPALLI Konferenca eshte mbledhur ne zbatim te ligjit pra brenda 5 diteve dhe ka gjithe te drejten tia derguar Komisionit te Ligjeve apo per te vendosur per daten e shqyrtimit.

SAIMIR TAHIRI Ne po diskutojme mbi ceshtje qe parashikohen fare mire nga ligji. Ne rast se eshte ceshtje domosdoshmerie per ta shtyre seancen per shkak te situates emergjente dhe angazhimeve te deputeteve besoj se do te gjeni konsensus te plote edhe ne Konference edhe nga Grupi Parlamentar per te mos zhvilluar seance fare. Pasi edhe deputetet e PS-se ndodhen ne zonat e tyre. Po nese zhvillohet nje seance plenare normale eshte ne nderin e kesaj mazhorance te parashikoje edhe kete kerkese e cila mban nen presion axhenden e Kuvendit si dhe mban ne kembe nje krize politike qe e theksojne raportet e nderkombetareve. Pra eshte ne nderin e Kuvendit qe ta parashikoje ne rendin e dites se seances. Ne rast se pretendimi juaj ka te beje me thelbin e kerkeses qe te merrni kohe te njiheni apo ta shqyrtoje Komisioni i Ligjeve kjo eshte teme tjeter qe ska te beje me situaten emergjente. Nese ju doni qe te ndjeke fatin e kerkeses se meparshme le te kaloje ne Komisionin e Ligjeve por te mos lidhet me gjendjen e jashtezakonshme. Jane dy gjera te ndryshme. Ne kemi disponibilitetin tone te mos zhvillohet fare seanca por nese behet te jete edhe kjo kerkese duke permbushur keshtu edhe kushtin ligjor. Ne rast se zhvillohet votim do te votohet edhe kjo. Ne rast se ju duhet kohe eshte tjeter gje dhe hajt ta diskutojme.

NAMIK DOKLE Nese situata eshte aq e rende sa te mos zhvillohet seance te enjten ne jemi dakord. Edhe nese zhvillohet seance por nuk behet votim edhe kerkesa jone le te ndjeke fatin e projektligjeve te tjera. Edhe nese nuk eshte asnjera nga keto se kerkohet kohe ose dicka tjeter kryetari i grupit parlamentar i cili thote tani se i duhet kohe le te thoje ne seance se duhet kohe ta shohe Komisioni i Ligjeve apo dicka tjeter. Une mendoj qe te shprehet ne parim se eshte dakord per komisionin ndersa modalitetet ti diskutojme ne seancen qe vjen. Pra zbatojme edhe kerkesen e ligjit per seancen me te afert zbatojme edhe te drejten e Kuvendit qe me shumice te vendos dicka. Ska pse behet konfliktuale dicka qe ska pse te jete e tille. Futet ne rendin e dites e pastaj kryetari i grupit te shprehet e te kerkoje kohe ne seance. Vendimi merret kur ta vendosim. Elementet e afateve per administraten mund ti zgjidhim duke marre masa paraprakisht qe te mos humbet kohe.

ILIR RUSMALI Une nuk dua te jem provokues por nuk e kam shume te qarte per te bere arsyetimin tim se kete kerkese qe ne kemi do e trajtojme si oferte apo si ultimatum. Ka shume rendesi nga ana procedurale qe ta ndajme kete gje. Sa me shume ju degjoj kerkesa me shkon me shume drejt ultimatumit sesa ofertes. Ultimatumi eshte nje gje qe vjen dorezohet ne tavoline lihet afati e pastaj do te ndodhe gjema. Ju po kerkoni afatin diten e enjte. Me shume respekt dhe pa dashur tju paragjykoj. Oferta ka perqasje tjeter. Ne oferte thuhet ky eshte materiali yne dhe hajde ta diskutojme analizojme ti futemi permbajtjes. Mbase jo Konferenca e Kryetareve se nuk eshte detyra e saj por ka instrumente te tjere qe merren me arsyetimin e gjese. Z. Turku tha une kam dilema te medha edhe une kam dilemat e mia por i kam per pjeset thelbesore te dokumentit. Nuk mund tia kalojme asnje lloj instance te brendshme kete kerkese pa sqaruar njehere se kush eshte raporti i pikes tre te projektvendimit per ngritjen e komisionit hetimor. Sepse keshtu sic eshte nuk rri dot bashke me ligjin. Ky eshte nje arsyetim qe behet dhe njeriu qe jep oferten e ben kete arsyetim pra thote hajde te ulemi te diskutojme e analizojme ta vendosim ne hierarkine ligjore e pastaj te konkludojme. Juve thoni te votohet diten e enjte e nese nuk ka seance kete te enjten tjetren. E kjo ne kete forme merr formen e ultimatumit e jo te ofertes. Besoj se kete duhet te na e sqaroni me mire kete gje pasi do kete pasur ndermend tjeter gje kryetari i Partise Socialiste.

NAMIK DOKLE Z. Rusmali me pelqeu deshira e mire per te mos provokuar por dolet ne nje provokim qe une sdua ta diskutoj fare. Ju nuk degjuat fare se cfare thashe une. Thame qe kjo kerkese te futet ne rendin e dites dhe keshtu plotesohet kerkesa ligjore e seances me te afert por nuk ngulem kembe qe te jete kete te enjte sic thoni ju. Perkundrazi une i thashe z. Patozi qe te futet ne rendin e dites se enjte kryetari i grupit ka te drejte te thoje ne seance qe ne sot nuk jemi gati ta marrim kete vendim. Me pas ndodh ajo qe thoni ju ulemi edhe bisedojme e te merremi vesh. Ashtu sic do te futen ligjet dhe mund te diskutohen por nuk do te votohen edhe kjo kerkese futet ne rendin e dites por nuk diskutohet. Deklarohet se kemi nevoje per kohe per te marre nje vendim. Ne kete kontekst kjo nuk ka asnje lloj ultimatumi eshte oferte dhe ne kerkojme qe ju ta shqyrtoni seriozisht kete oferte. Vendimin e merrni ju si shumice. Ne perderisa jemi ulur ne kete tavoline jemi te detyruar tju kerkojme ta perfshini ne seancen me te afert. Po u tha qe nuk jemi gati si per emrat edhe per aspekte te tjera por nderkohe ne fitojme kohe duke i paraprire elementeve organizative te komisionit nese do te ngrihet.

ASTRIT PATOZI Une mendoj se ne mund te arrijme nje konsensus dhe besoj se jemi shume afer. Ajo qe une propozoj eshte qe fillimisht te shmangim retoriken politike se nuk e kemi te nevojshme. Mendoj qe edhe ju te jeni ne rregull me merakun qe keni por ndoshta edhe me detyren qe keni sot ta votojme kete kerkese ne seancen me te pare kurdo qe te jete. Te njoftohet seanca dhe nuk ka nevoje qe te dale perfaqesuesi i grupit te PD-se dhe te bejme retorika por te njoftohet seanca qe diskutimi i kesaj kerkese te behet ne daten 23 kurdo qe te mblidhet seanca qe te jemi ne rregull edhe me proceduren edhe me kohen qe duhet per miratimin e nje kerkese te tille ne kushte te mireinformimit te deputeteve.

ILIR RUSMALI Nuk kam cfare i shtoj asaj qe tha z. Patozi i cili po e trajton si oferte. Kete nuk duan te kuptojne koleget tane. Nese eshte oferte oferta eshte kompromis dhe kompromisi i ul palet ne tavoline por nuk i con tek dita e fundit. Zoterinjte po insistojne per diten e fundit. Ky eshte gabim. Ceshtja futet ne kalendar dhe persa kohe nuk perfundon kompromisi nuk perfshihet ne kalendar. Individualisht une ndiej se jemi perpara nje vullneti qe kerkon refuzimin e ngritjes se komisionit jo krijimin e tij. Kjo nuk eshte luajale ndaj partnerit politik. Nuk eshte oferte. Ti duhet te ma shpjegosh oferten une te bej pyetje e te diskutojme dilemat e ne fund te gjejme zgjidhjet e ta votojme. Por ju nuk doni gjene me te rendesishme ju doni vetem votimin. Ju nuk doni negocimin pasi nuk thoni se jeni te autorizuar te negocioni. Ky proces shkon permes negociates dhe ju kete nuk e doni. Ju doni vetem fundin qe e kalon ose e rrezon. Kjo eshte nje perqasje e gabuar qe ndikon keq tek proceset tona politike.

SAIMIR TAHIRI Kam pershtypjen qe po e politizojme me shume sec duhet kete ceshtje qe eshte procedurale. Ka nje procedure ultimatum qe nuk e kemi vendosur ne e ka vendosur ligji. Kerkesat duhet te ndjekin rrugen qe ka percaktuar ligji. Perndryshe edhe kete mbledhje nuk e benim sot per shkak te situates por e linim per dite tjeter. Nuk eshte keshtu pasi edhe vete Kryetarja e nisi kete mbledhje duke evokuar zbatimin ne germe dhe substance te ligjit e rregullores. Kete po kerkojme edhe ne. Nuk shtrohet ceshtja nese ne po ofrojme nje ultimatum apo oferte. Te lutem shume mos e provoko kete mbledhje. Ketu behet fjale per te ndjekur nje standard qe e ka percaktuar ligji. Ne jemi te qarte per gatishmerine qe ka kjo mazhorance per ta pare me seriozitet kete kerkese. Ne skemi hyre fare ne thelb te kerkeses. Ne po themi se seanca e radhes duhet ta kete ne rendin e dites kete kerkese. Nese nuk do te kete seance apo nuk do te votohet kerkesa do te ndjeke fatin e ligjeve te tjera. Kerkojme qe kerkesa te futet ne rendin e dites. Nese rendi i dites nuk ezaurohet me votim te njejtin fat ndjek kerkesa. Nese votohet mazhoranca le te shprehet qe nuk mund ta marre ne shqyrtim per shkaqe qe do te parashtrohen. Ky eshte nje kompromis qe nuk e bejme dot ne ketu por e ben seanca. Ne duhet te bejme detyren tone e detyra jone eshte ta perfshijme ne rendin e dites.

ARDIAN TURKU Ideja ime eshte qe absolutisht ne nuk mund te votojme nje ceshtje te tille njesoj si ligjet e tjera qe jane ne rendin e dites pasi e cilesova dhe me pare qe projektligjet e tjera kane jave qe jane ne komisione jane diskutuar kane qene ne kalendar dhe deputetet jane te gatshem per ti votuar. Ndersa per kete material deputetet nuk do kene kohe te njihen dhe nese ne e perfshijme ne rendin e dites per diten e enjte deputetet nuk mund te votojne apo diskutojne ne menyre te ndergjegjshme. Ajo qe une po them eshte qe kjo kerkese nuk mund te ndjeke te njejtin fat ne procesin e votimit si ligjet e tjera.

JOZEFINA TOPALLI Konferenca eshte mbledhur qe kerkesa te perfshihet ne kalendar. Mendoj qe Komisioni i Ligjeve duhet ta shqyrtoje. Une ju kerkoj ju dhe mazhorances qe te filloni negociatat per emrat dhe me pas une mund te therras edhe nje mbledhje tjeter. Keshtu jemi ne rregull me ligjin dhe rregulloren. Nderkohe meqe edhe ju rate dakord une nje dite perpara dites se enjte do tju lajmeroj se cfare do te bejme me seancen qe te mos ju mbaj peng.

NAMIK DOKLE Vendoseni si te doni. Ne kerkuam qe kryetari i mazhornaces te deklaroje qe nuk jeni gati. Ju nuk e bete kete. Eumlshte e drejta juaj. Gjithsesi kjo do te jete ne rendin e dites. E pashtruar por do te diskutohet. Ne vend te diskutohet me qetesi ne termat e ofertes do te diskutohet me nervozizem. E beme gjithe kete mbledhje dhe nuk vendosem asgje pasi te enjten nese ka seance do te diskutohet kjo ceshtje edhe pa qene ne rendin e dites. Ju nuk doni ta arrini kete mirekuptim.

JOZEFINA TOPALLI Me falni por ju a i keni emrat sot

NAMIK DOKLE Jo nuk i kemi.

JOZEFINA TOPALLIAtehere une do te therras edhe nje mbledhje tjeter te Konferences se Kryetareve nderkohe qe ju mund te negocioni per emrat dhe numrin e anetareve te komisionit.

Mbledhja deklarohet e mbyllur

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›