SHBA Shqiperia e angazhuar kunder krimit dhe korrupsionit

Haxhinasto takon Klinton senatorin McCain dhe kongresmenin Engel. Clinton Shqiperia aleat kyc i SHBA-se
Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto i cili ndodhet ne SHBA per nje vizite zyrtare i ftuar nga Sekretarja amerikane e Shtetit znj. Hillary Clinton pati dje nje axhende te ngjeshur me takime te cilat nisen me senatorin republikan John McCain dhe me pas me sekretaren Hilari Clinton.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes vleresojne kontributin e Shqiperise si vend anetar i NATO-s dhe e konsiderojne ate si nje aleat te vyer. Mesazhi eshte dhene dje nga Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton ne perfundim te takimit me ministrin e Jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto. Diskutuam per nje sere ceshtjesh. Shqiperia eshte nje partner dhe aleat i rendesishem - ka deklaruar Clinton. Edhe Haxhinasto ne nje interviste per VOA deklaroi se ne takimin me zonjen Clinton u riafirmuan raportet e ngushta mes dy vendeve.
Synimi i takimit ishte riafirmimi i miqesise se jashtezakonshme mes Shqiperise dhe SHBA si dhe diskutimi i axhendes bilaterale per rritjen e volumit te shkembimeve tregtare mes dy vendeve - pohoi z. Haxhinasto.
Sipas tij Shtetet e Bashkuara kane vleresuar rolin e vendit tone si anetar i NATO-s ne misionet paqeruajtese nderkombetare.
Kemi folur per rolin ne rritje te Shqiperise ne perballimin e sfidave si anetar i NATO-s. Eumlshte vleresuar trajnimi qe trupat shqiptare po u bejne atyre afgane - ka nenvizuar Haxhinasto. Ai beri te ditur se teme tjeter e rendesishme ishte ajo e rajonit te Ballkanit ne vecanti per Kosoven dhe njohjet e metejshme te pavaresise. Kemi folur edhe per rajonin ku eshte vleresuar kontributi i Shqiperise gjithashtu eshte edhe per Kosoven. Me Sekretaren Clinton kemi rene dakord per krijimin e nje dinamike te re per rritjen e njohjeve - ka saktesuar Haxhinasto. Ne emer te qeverise shqiptare ai ka shprehur mbeshtetjen per zhvillimin e nje procesi normal zgjedhor si dhe per bisedimet mes Kosoves dhe Serbise. Gjate takimit me McCain Haxhinasto e informoi ate lidhur me progresin dhe arritjet e qeverise shqiptare ne te gjitha fushat duke vene theksin tek lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Senatori McCain vleresoi ne menyre te vecante arritjet dhe progresin qe Shqiperia ka bere ne rrugen e demokracise duke e cilesuar ate si nje histori suksesi. Gjithashtu senatori McCain vleresoi kontributin e Shqiperise ne zhvillimin e marredhenieve te fqinjesise se mire mes vendeve te rajonit dhe ne krijimin e nje klime politike bashkepunimi e zhvillimi. Ne kete kontekst ai nenvizoi edhe rolin pozitiv te shtetit te ri te Kosoves si faktor stabiliteti ne rajon.
Gjate nje dreke pune qe ministri Haxhinasto pati ne Uashington me kongresmenin Engel i cili njihet si nje nga figurat me mike dhe perkrahese te Shqiperise u diskutua per progresin dhe arritjet e Shqiperise rolin dhe kontributin e saj si vend anetar ne NATO ne stabilitetin e rajonit. Kosova dhe procesi i njohjeve te reja te pavaresise se saj ishte nje nga pikat kryesore te kesaj bisede.
Ministri Haxhinasto vleresoi dhe i shprehu mirenjohjen e tij per rolin dhe kontributin e vecante qe kongresmeni Engel ka dhene per Shqiperine dhe shqiptaret si dhe per njohjen e shtetit te ri te Kosoves. Z. Haxhinasto u takua ne Uashington edhe me drejtorin Ekzekutiv te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan z. Avni Mustafaj. Rritja e numrit te njohjeve nderkombetare te Kosoves si dhe shtimi i investimeve amerikane ne Shqiperi Kosove dhe rajonin e Ballkanit ishin temat kryesore te takimit.
Ne diten e pare te vizites zyrtare ne Uashington ministri Haxhinasto zhvilloi disa takime ne Kongresin amerikan. Me ftese te senatores Emy Klobuchar ministri yne i Jashtem mori pjese ne nje mengjes pune me disa senatore ku ishte i pranishem edhe kryetari i Grupit te Mazhorances Demokrate Herry Reid.
Ne vijim te aktiviteteve ne Kongres ministri Haxhinasto u takua me kongresmenin Gary Peters. Gjate takimit u bisedua per rolin e rendesishem qe Shqiperia ka luajtur dhe vazhdon te luaje ne stabilitetin e Ballkanit dhe prosperitetin e rajonit. Zoti Haxhinasto informoi kongresmenin Peters per kushtet e favorshme qe Shqiperia ofron per investitoret e huaj e ne menyre te vecante ata amerikane. Duke iu referuar faktit se ne shtetin e Miciganit ka nje prani te konsiderueshme te diaspores shqiptare kongresmeni Peters shprehu gatishmerine per te ndihmuar ne zhvillimin e metejshem te marredhenieve midis dy vendeve.