E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji, si ndryshojne taksat dhe akcizat Luljeta Ndoka



Komisioni i Ekonomise miratoi dje ndryshimet ne paketen e re fiskale. Taksat e makinave do te vilen nepermjet karburantit, disa prej akcizave jane ulur, ndersa tarifat doganore per veshjet dhe lenden e pare per fasonet, jane hequr. Disa prej ndryshimeve do te hyjne ne fuqi pas shtatorit te ketij viti, ndersa disa te tjera pas janarit 2012.

Makinat

Te gjithe ata qe kane importuar nje makine nga jashte kufijve nga muajt janar- shtator te ketij viti, dhe nuk i kane bere dokumentet e automjetit perfitojne nga ligji i ri, duke mos paguar dogane pavaresisht se ai hyn ne fuqi pas muajit shtator te vitit ne vazhdim. Si rezultat i ristrukturimit te takses se makinave, me paketen e re fiskale taksa e qarkullimit mbi benzinen dhe gazoilin caktohet ne masen 5 leke litri, deri ne 31.12.2011, pas kesaj date, taksa e qarkullimit mbi benzinen dhe gazoilin caktohet ne masen 7 leke litri. Kjo takse zbatohet si per benzinen dhe gazoilin e importuar, ashtu edhe per ato te prodhuara ne vend. Per pasoje, kjo takse pritet te reflektohet menjehere ne cmimin e naftes dhe benzines, te cilat do te rriten minimalisht me 7 leke per liter. Taksa e karbonit, ose taksa e ndotjes, sic njihet ndryshe, do te transferohet te cmimi i karburanteve. Taksa e karbonit qe eshte aktualisht mbi benzinen ne masen 1,5 leke/litri dhe gazoilin ne masen 3 lek/litri, do te aplikohet edhe mbi disa kategori te reja nenproduktesh nafte, mbi vajgurin, solarin, mazutin dhe koks nafte. Ne kete menyre, taksa e karbonit do te aplikohet mbi prodhimin vendas dhe importin e ketyre nenprodukteve te naftes, me keto nivele taksimi; gazoili 3 leke per liter, benzine, 1.5 leke per liter, solar dhe mazut 3 leke per liter, vajguri 3 leke per liter, Koks nafte 3 leke per kg. Taksa e regjistrimit te pervitshem dhe taksa e qarkullimit te pervitshem te makinave jane taksa qe sipas skemes se re aplikohen ne baze te parimit te shfrytezimit/perdorimit te infrastruktures rrugore dhe te ardhurat prej tyre shkojne ne programet investuese te infrastruktures rrugore.

Veshjet

Tarifa e importit prej 10 per qind per industrine e konfeksioneve ne vend, eshte hequr. Zerimi i tarifes doganore nga 10 per qind, qe eshte aktualisht, do te hyje ne fuqi nga 1 janari i vitit te ardhshem. Kjo do te thote se minimalisht cmimet e veshjeve ne tregun e brendshem pritet te ulen me 12 per qind, duke perfshihet dhe efektin e tatimit mbi vleren e shtuar. Per shkak te natyres specifike qe ka industria e veshjeve, shume prej produkteve te saj paguajne tarife doganore dy here. Pergjithesisht kompanite evropiane qe prodhojne veshje i kane linjat e prodhimit ne vende te tjera jashte BE-se, ku shfrytezojne koston e ulet. Kjo ben qe tarifa doganore per keto produkte te paguhet dy here, njehere kur hyjne nga vendi prodhues ne Bashkimin Evropian, me pas kur importohen nga BE-ja drejt Shqiperise. Perfaqesuesit e Ministrise se Financave thone kjo ka sjelle nje cmim te larte te veshjeve te gatshme ne tregun vendas. Sipas te dhenave zyrtare, bizneset e shitjes me pakice te veshjeve paguajne rreth 7 milione euro ne vit detyrime doganore ne total, ku perfshihet tarifa dhe tatimi mbi vleren e shtuar. Ne te njejtin draft, qeveria parashikon edhe heqjen e tarifes doganore per lendet e para qe importohen nga industria e fasonit, edhe kjo nje mase lehtesuese per te stimuluar industrine e prodhimit te veshjeve ne vend.

Akcizat, ulje sipas sasise se prodhimit

Perfitime pritet te kete per prodhuesit e birres dhe per konsumatoret. Sistemi i ri i taksimit bazohet ne madhesine e prodhuesit. “Aktualisht ligji shqiptar ka dy tarifa te akcizes per birren. Per prodhuesit qe jane mbi 200 mije hekto-liter ne vit akciza eshte 40 leke, ndersa per ato qe jane poshte 200 mije akciza eshte 30 leke. Eshte propozuar nje pershkallezim i akcizes duke pasur parasysh qe ata qe kane kapacitetet me te vogla te kene akcize me te vogel. Praktikisht akciza per te tille prodhues eshte ulur me tre here”- eshte shprehur dje z. ministri i Financave Alfred Rushaj.

Sa me shume karburant te harxhoni, aq me shume paguani

Perdoruesit e automjeteve qe do te harxhojne me shume karburant do te paguajne me shume taksa. Sipas z. ministrit te Financave, ai qe e perdor apo shfrytezon me shume infrastrukturen, ai paguan me shume takse. Ai qe e ndot me shume mjedisin, ai paguan me shume takse. “Pavaresisht nese doni apo nuk doni ta paguani taksen, nese do ta perdorni mjetin duke qene se taksa tashme vilet nepermjet karburantit, automatikisht taksa do te merret”, tha Rushaj. Sipas tij, ai qe ka cilindrate me te madhe makine paguan me shume se ai qe ka cilindrate me te vogel makine. “Ai qe e ka makinen me te vjeter paguan me teper se ai qe e ka makinen me te re. Ai qe perdor benzine paguan me pak se ai perdor nafte”-tha Rushaj.

Aktualisht, mjetet e transportit tatohen me 4 taksa

Aktualisht, ne zbatim per sistemin e taksave vendore, ne vend mjetet e transportit tatohen me kater lloj taksash: taksa e qarkullimit te pervitshem te mjeteve ( takse kombetare ), taksa e regjistrimit te pervitshem te mjeteve, taksa e makinave te perdorura te transportit, taksa e karbonit. Me ndryshimet e bera ne ligj, zoteruesit e automjeteve tanime nuk do te taksohen me per qarkullimin, regjistrimin dhe taksen e makinave te perdorura. Ndersa me ndryshimet e bera ne ligj, do te behet ristrukturimi i taksimit te mjeteve te perdorura duke u hequr taksa e makinave te perdorura ( ne import dhe ne shitje brenda vendit ), taksa vjetore e qarkullimit, taksa e regjistrimit te pervitshem te mjeteve. Aplikimi i takses se re te qarkullimit do te jete nje takse fikse, per liter mbi gazoilin dhe benzinen, te importuara apo te prodhuara ne vend, ne masen 5 leke per liter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›