E Diel, 1 Nëntor 2026

VIP-at deklarojnë votën, personazhet e njohur djathtas, majtas në mes

rezartaTiranë- Si asnjëherë tjetër, artistët të përfshirë në politikë. Panorama,nje speciale per VIP-at qe deklaruan voten. Më shumë se kurrë ndonjëherë, artistët dhe njerëzit e njohur të ekranit dje, më 23 qershor, kanë folur me gjuhën e numrave, në krah të të cilëve kanë vënë një kryq, që shumë prej tyre e kanë konsideruar të shenjtë.

Artistët janë shumë, dhe nëse do të flisnim me gjuhën e politikës, 1 artist-1 votë, vërtet do të përfitohej elektorat i konsiderueshëm për të gjitha kahet politike. Zakonisht zgjedhin të mos përlyhen, por krahasuar me ata që votën e tyre, për një arsye apo një tjetër, e kanë deklaruar, shumë preferojnë ta mbajnë të fshehtë. Kemi pyetur disa personazhe të njohur se si e kanë kaluar ditën dje, disa prej tyre e konsideruan një ditë si gjithë të tjerat, e shumë prej tyre vendimtare për të ardhmen e tyre

Moderatori i Top Show, Alban Dudushi, ka pohuar për gazetën Panorama se: Patjetër që votova, dhe jam duke pritur i qetë konfirmimin e votës sime. Ndërsa Agron Llakaj, moderator i Al Pazar, u shpreh: Unë votoj gjithmonë, sepse votën e quaj institucion të shenjtë. Sot ishte dita e votimit dhe impenjimet e tjera janë të papërfillshme përpara këtij akti. Kështu që lashë gjithçka sot e votova për Shqipërinë europiane, edhe për Rilindje edhe për Përpara, ose më saktë kam votuar me logjikën e asaj që transmetoj çdo të shtunë në Al Pazar në Vizion Plus, tha ai. Natyrisht që nuk e ka neglizhuar këtë ditë sot moderatori i Portokallisë, Salsano Rrapi, i cili ka pohuar se ka lënë çdo angazhim tjetër për të votuar. Gjithashtu regjisori dhe drejtuesi i Pop Channel, Ardit Roshi, pohoi: Sigurisht që votova! Është detyrë qytetare për të gjithë, të njohur ose jo. Është shprehur pothuaj kështu edhe Marina Vjollca, drejtuese Procesit Sportiv. Ndërsa drejtuesja e X Factor, Alketa Vejsiu, në profilin e saj në Facebook ka dhënë mesazhin e saj: Sot nuk është ditë për plazh, është ditë historike për të votuar, për fatin e një kombi të tërë. Elvis Pupa, i cili jeton në SHBA, u kërkoi të votonin fansave në Shqipëri: Nxitoni të votoni. Vetëm një votim masiv i nxjerr të pavlefshme manipulimet!. Dhe mes artistëve të elitës është shprehur edhe Olen Cesari, virtuoz i violinës, i cili ka udhëtuar nga Italia për të hedhur votën e tij në qytetin e lindjes, Durrës. 

VIP-AT: DJATHTAS, MAJTAS, NË MES

Shkëndije Mujaj është artistja kosovare, e cila për herë të parë ka preferuar të mbulojë linjat e saj seksi me kartonin ku shkruhet nr.44, duke shprehur bindjet e saj të djathta, si një simpatizante e flaktë e kreut të PDsë, Sali Berisha. Gjithashtu Dr. Flori ka bërë thirrje për të votuar nr.44, ndërkohë që në këtë fushatë bëri përshtypje si artisti që dikur kishte kënduar me kreun e PS-së, Edi Rama, në këto zgjedhje bëri një këngë kundër tij, si zemërthyer. Për PD-në ka votuar edhe Arkimed Lushaj, Stresi, i cili është shprehur optimist për rezultatin, duke thënë se: vjen era fitore. Për herë të parë bën publike bindjet e tij artisti i muzikës rap, Noizy, i cili u kthye dje nga një koncert në Gjermani: Interesat e mia dhe të familjes më shumë përkojnë me PD-në, është shprehur ai për gazetën Panorama dje në ditën e votimeve. Këtyre emrave do të mund tu shtonim ata të të deklaruarve të PD-së, mes të cilëve: Rosela Gjylbegu, Greta Koçi, Çiljeta, Ermal Mamaqi, Soni Malaj, Elvana Gjata, Vedat Ademi, Eni Koçi, Renis Gjoka etj. 

ARTISTËT QË VOTUAN PËR KOALICIONIN E MAJTË

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani këtë fushatë zgjedhore janë fotografuar pranë politikanëve të majtë, duke i shoqëruar në fushatat e tyre në rrethe. Këngëtarja Rezarta Shkurta është një tjetër artiste që e deklaron votën e saj, duke pohuar se ka votuar për PS-në. Të tjerë personazhe të njohura janë Inida Gjata, Zhaku, e cila gjithmonë u është drejtuar fansave në FB me fjalët: Votoni! Këtë herë është shansi i Edi Ramës dhe i duhet dhënë mundësia! Ndërsa dy këngëtarët Klevis Bega (Kastro Zizo) dhe Klajdi Musabelliu, si të deklaruar në bindjet e tyre për LSI-në, kanë bërë tifo politike duke shpresuar për fitoren e Koalicionit të majtë.

Marrë nga ‘Panorama’

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›