E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Bosnje, kryeson Izetbegovic 1 2 3 4 5 (15 vota) e hënë

Kanë përfunduar votimet në Bosnje-Hercegovinë, ndërsa ka nisur procesi i numërimit të votave. Rezultatet paraprake nxjerrin në krye Bakir Izetbegoviç, I pasuar nga pErfaqesuesi E social demokratëve, kroati Zeljko Komsic. 54 vjeçari, djali i presidentit të parë boshnjak, Alija Izetbegoviç, ka fituar 34 për qind të votave. Nëse fiton, ai do të jetë përfaqësuesi mysliman i organit më të lartë shtetëror tre-krerësh.
Lexo të plotë ...   Inaugurimi i Irinej, lejohet vetëm Tadiç në Kosovë 1 2 3 4 5 (15 vota) e diel , 03 tetor 2010 Vetëm presidenti Tadic është lejuar të hyjë në territorin e Kosovës për të marr pjesë në inaugurimin e patriarkut Irinej në Pejë. Dy liderët e tjerë opozitarë, Velimir Ilic i Partisë Serbia e re dhe Tomislav Nikolic, i Partisë Serbe e Progresit. Lexo të plotë ...   Sejdiu: Të organizohen zgjedhje të parakohshme 1 2 3 4 5 (18 vota) e premte , 01 tetor 2010 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, pas një takimi të zhvilluar me strukturat drejtuese të partisë, kërkoi organizimin e zgjedhjeve të parakohshme pas katër ose gjashtë  muajsh, në mënyrë që t’i lihet koha e nevojshme organeve kompetente per hartimin e ligjit për zgjedhjet, pastrimin e listës zgjedhore si dhe eliminimin e defekteve te tjera që kanë përcjell proceset e deritanishme zgjedhore. 
Lexo të plotë ...   Bosnje, të dielën zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme 1 2 3 4 5 (6 vota) e premte , 01 tetor 2010 Rreth 3 milionë boshnjakë do t’i drejtohen kutive të votimit të djelën e 3 tetorit, për të zgjedhur qeverinë e re. Pjesë e garës elektorale janë 800 kandidatë, pjesë e 39 partive, 11 koalicione dhe 13 kandidatë të pavarur. Fituesit do të jenë përfaqësues në tre parlamente, atë të Republikes Serbska, federatës kroate- muslimane dhe asaj qëndrore e cila lidh dy entitet e para.
Lexo të plotë ...   Mediat kosovare: Pritet dorëheqja e Thaçit 1 2 3 4 5 (23 vota) e enjte , 30 shtator 2010 Refuzimi i strategjisë për privatizimin e PTK-së do të jetë preteksti i dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kështu kanë raportuar mediat kosovare, ndërsa citojnë burime brenda Qeverisë. Deputetët kanë deklaruar paraprakisht votën kundër strategjisë së paraqitur nga Qeveria, e cila ndodhet në rendin e ditës të mbledhjes së sotme të Kuvendit të Kosovës, pas së cilës pritet edhe dorëheqja e Kryeministrit Thaci. Lexo të plotë ...   Thaçi falenderon Sejdiun: Do të vazhdojmë bashkëpunimin për forcimin e shtetit 1 2 3 4 5 (24 vota) e mërkurë , 29 shtator 2010 Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e parë pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga pozita e Presidentit. Gjate mbledhjes kryeministri Hashim Thaçi ka falënderuar Sejdiun për kontributin e dhënë në krijimin e shtetit të Kosovës. Megjithëse raportet ndërmjet partnerëve të koalicionit PDK- LDK kanë përjetuar një ftohje të madhe ditët e fundit, kryeministri Thaçi në paraqitjen e tij të parë publike ka provuar të jape një imazh normal të punës së qeverisë së koalicionit, ndërsa ka zgjedhur fjalët më të mira për ish- partnerin e tij Fatmir Sejdiu me të cilin në janar të vitit 2008 ka firmosur krijimin e qeverisë.
Lexo të plotë ...   Dorëheqja e Sejdiut, në pikëpyetje koalicioni LDK-PDK 1 2 3 4 5 (21 vota) e martë , 28 shtator 2010 Dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit të Kosovës ka vënë në pikëpyetje jetëgjatësinë e koalicionit qeveritar mes të partisë së tij, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të kryeministrit Hashim Thaçi.
Lexo të plotë ...   EULEX bastisje në Skënderaj, abuzime me banesat sociale 1 2 3 4 5 (19 vota) e martë , 28 shtator 2010 Policia e EULEX-it sot në mëngjes ka filluar bastisjet në komunën e Skenderajt, të cilat përfshijnë edhe kreun e komunës, Sami Lushtaku i cili është nga radhët e partisë së Kryeministrit Hashim Thaçi. EULEX ka njoftuar se bastisjet janë duke u kryer në katër shtëpi private dhe në komunën e Skenderajt në lidhje me hetimet për keqpërdorime me rastin e ndarjes së banesave sociale. Azhornuar së fundi ( e martë , 28 shtator 2010 ) Lexo të plotë ...   Doreheqja e Sejdiut, Thaci e Feith mirepresin vendimin 1 2 3 4 5 (20 vota) e hënë , 27 shtator 2010 Pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit, nuk ka vonuar reagimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në një prononcim për mediat, ai tha se “e vlerëson vendimin institucional dhe shtetëror” të Sejdiut, ndërsa shtoi se të gjitha vendimet e ardhshme të institucioneve në Kosovë do të jenë në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe nevojat e shtetit.
Lexo të plotë ...   Dorëheqja e Sejdiut, Krasniqi: Së shpejti zgjedhja e presidentit të ri 1 2 3 4 5 (19 vota) e hënë , 27 shtator 2010 Kryetari I parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se nuk do të ketë vacuum institucional në Kosovë. Menjeherë pas dorëheqjes së presidentit Fatmir Sejdiu nga detyra, Krasniqi ka deklaruar se shumë shpejt do të realizohet zgjedhja e presidentit të ri. Krasniqi do të të ushtrojë funksionet e presidentit të Kosovës, deri në zgjedhjen e presidentit të ri, bazuar në kushtetutë.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›