Zgjedhjet nderkombetaret dhe media
NgaYLBER LILI
Zgjedhjet ne Kosove per funduan nderkaq kontestimet vazhdojne. Ndonese pritet te kete votime te pjesshme natyrisht qe nuk pritet te kete ndryshim rezultati. eshtjet qe duhen analizuar me objektivitet jane mbarevajtja e procesit zgjedhor plus certifikimi i rezultateve zyrtare qendrimi i faktorit nderkombetar ndaj procesit dhe roli i mediave ne informimin e publikut.
1 - Me gjithe pritshmerine per zgjedhje te ndershme dhe demokratike ndryshe nga heret e kaluara kete radhe ne Kosove u reflektua deformimi i procesit. Si duket transferimi i kompetencave nga
nderkombetaret tek institucionet vendase ka ndikuar ndjeshem tek procesi zgjedhor sa i kontestuar dhe problematik.
Sidoqofte mbyllja e kutive te votimit dhe leximi me syze nga ana e KQZ-se shpalli zyrtarisht rezultatetku nuk pati asnje surprize. PDK-ja doli fituese e zgjedhjeve. No coment Askush nuk duhet te habitet per rezultatin e partise se z. Thaci. Ashtu sic rrodhen ngjarjet dihej qysh ne krye te heres se partia ne pushtet do te rikonfirmonte fitoren ne zgjedhjet e jashtezakonshme. Ne vendin e dyte sipas tabeles se KQZ-se u radhit LDK-ja makina politike e se ciles arriti te rikuperoje dicka ne momentet e fundit.
Pas saj e interpretuar si surprize qe une personalisht nuk bie dakord natyrisht nese marrim ne konsiderate investimin politik dhe tezat e guximshme u votua Vetevendosja e z. Kurti qe e ka ndryshuar dukshem harten politike te Kosoves. Sakaq rezultatet e AAK-se jane ngushelluese per anetaresine e kesaj partie ngaqe mungesa e liderit z Haradinaj ka ndikuar ndjeshem ne rezultatin perfundimtar te kesaj partie. Sdo mend qe mungesa e kryetarit te partise reflektohet ne veprimtarine e nje partie politike dhe sidomos ne kohera zgjedhjesh. Nga ana tjeter ndonese autoritetet politike te AKR-sekane pritur nje rezultat me te kenaqshem platforma e se ciles i meshoi fort zhvillimit ekonomik duke harruar grinten politike.
Pra marre ne teresi rezultatet ishin te matshme sikunder dhe te pritshme qysh para fillimit te fushates elektorale. Dikush mund te thote qe nese do te zhvilloheshin zgjedhje te drejta dhe me standard demokratik nese KQZ-ja do te ushtronte autoritetin e saj nese ne Skenderaj nuk do te perdhosej vota nese vezhguesit nderkombetare do te ishin me vigjilente nese rezultatet perfundimtare do te ishin tjeter fare. Dakord por ne kushtet kur ende ne Kosove nuk eshte forcuar sipas standardeve shteti ligjor ne kushtet kur ende partia ne pushtet konsiderohet dhe trajtohet edhe si parti-shtet ne kushtet kur mungon pavaresia e institucioneve gjyqesore askush nuk mund te prese qe ti trokase fati ne dere per rrjedhoje as partive qe tashme e kontestojne rezultatin. Ne keto rrethana thuajse te gjithe aktoret kyce preferuan ti mbyllin syte ndaj deformimit zgjedhor ndoshta per tu dhene frymemarrje disa prioriteteve te tjera qe burojne nga axhenda e faktorit nderkombetar. Ne kete kontekst shtrohet pyetja Cili ishte qendrimi i nderkombetareve per procesin zgjedhor ne Kosove
2 - Faktori nderkombetar si keshillues monitorues kontrollues dhe menaxhues kesaj radhe nuk e mprehu mire lapsin por i ra shkurt zgjedhjet ishin ok pra te paqta. Sipas ketij vleresimi mjafton qe nuk pati viktima trazira nuk pati kacafytje nderetnike mes shqiptareve dhe pakices serbe apo ku fatmiresisht Mitrovica e kaloi te dielen e votimeve e qete dhe pa probleme serioze. Po ta zgjerojme hapesiren e kesaj logjike Beogradi si me suste e uli tempon e retorikes nacionaliste ka gjase qe heshtja e serbeve kete radhe perkon me shperthimin e propagandes antishqiptare te Dik Martit menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve ne Kosove.
Gjithsesi nese marrim si njesi matese elementet e mesiperm nderkombetaret kane mbetur te kenaqur me procesin zgjedhor ndoshta ngaqe nuk kane kohe te tepert te merren me ceshtjet e brendshme te jetes politike dhe elektorale te shtetit te ri te Kosoves. Per ata nderkombetaretmjafton te mos behet shaka me kornizen territorin per te cilen kane investuar shume.
Ne kete kontekst ata nxituan ti veshin vellon demokratike procesit zgjedhor sikunder nxitojne duke nxitur qe te formohet sa me shpejt qeveria natyrisht sipas sugjerimeve te tyre. Sdo mend qe Thaci pavaresisht se ka fituar zgjedhjet nuk eshte rehatedhe ai eshte i detyruar te nxitoje aq samund te beje pakt-koalicionin edhe me djallinvetem e vetem se duhet nxituar. Per ata qe kane nje barre mend ne koke eshte i kuptueshem ky nxitim tashme faktori nderkombetar kerkon nje qeverisje qe te marre mbi shpatulla dialogun mes Prishtines dhe Beogradit.
Pertej retorikes dhe diskursit politik te standardizuar bisedimet nuk do te jene aq teknike sa na serviren Ne keto kushte dizajni i qeverise se Kosoves kerkon kocka te forta dhe jo butake qe marrin persiper riskun. Keshtu qe Thacit i duhet nje bashkepartner i forte bie fjala AAK-AKR dhe nje pyke perfaqesuesit e pakices serbe. Ne nje fare menyre te gjithe do te hyjne ne loje dhe se bashku do te marrin persiper pergjegjesite levdatat apo mallkimin Nuk ka sesi arsyetohet ndryshe qe ne nje shtet monoetnik te ushtroje pushtet sic flitet nje qeverisje multietnike. Pra faktori nderkombetar nxitoi jo per shkak se u magjeps nga zgjedhjet por per shkak te prioritetit te tyre vendosjen e paleve ne tryezen e bisedimeve aty ku riciklohet kokecarja e arbitrimit.
3- Sado te perpiqemi te themi gjysme te verteta apoti japim kahje pozitive procesit zgjedhor sado te hiqemi konformiste dhe te kursyer ne analizat tona rreth zgjedhjeve me gjithe pritshmerine dhe deshiren per ta paraqitur procesin ne kuader te nje standardi demokratik jane mjetet e komunikimit masiv qena tradhtojne. Si kurre me paremedia mbareshqiptare e kreu misionin e sajduke e informuar opinionin mbareshqiptar ne kohe reale. Gazetaret dhe reporteret ne terren u krijuan komoditetin e duhur shqiptareve duke ua sjelle informacionin ne dhomat e ndenjes. Nuk ka ndodhur kurre me pare duke vecuar diten e shpalljes se pavaresise se Kosoves ku furishem si me telekomande reportere gazetare opinioniste studio televizive fotoreportere gazetare radiofonike nga Shqiperia mberriten ne Kosove per te ndjekur nga afer procesin zgjedhor. Kjo eshte nje ngjarje qe duhet cikluar si pikenisja e nisjes se nje epoke te re te vjeljes se informacionit ne nje terren fatkeqesisht pak te njohur me pare. Jam thelle i bindur qe nje pjese e gazetareve dhe reportereve nuk zoteronin as njohurite me elementare per proceset politike shoqerore per problemet social-ekonomike aq me pak per Kodin Zgjedhor dhe per emertimet e partive politike. Sidoqofte me gjithe terrenin e virgjer media vendosi nje standard te ri komunikimi dhe informimi. Ajo per nje moment u be sipermarrese legjitime duke thyer barrierat e ngercit komunikues dhe informues. Media u shnderrua ne institucion ku rrafshoi paragjykimet dhe stereotipet dhe mbi te gjitha dha sinjale te qarta se hapesira mbareshqiptare eshte nje realitet etnik i pakontestueshem ku bashkimi i vlerave te kombit nuk eshte mision i pamundur. Nese ka nje surprize ne keto zgjedhje kete tager e ka media Si perfundim zgjedhjet kane perfunduar tabela e KQZ-se eshte zbardhur vendin e kontestimeve dhe te debatit publik per mbarevajtjen e procesit e mbuloi bora. Madje ne nje fare forme te gjithe ndihmuan qe procesin e deformuar zgjedhor ta mbulojne sikur nuk ka ndodhur asgje kesaj simfonie iu bashkuan edhe nderkombetaret