Pse refuzohet raporti i Dik Martit
NgaFATOS LUBONJA
Politika dhe mediat shqiptare shpalosen ndaj raportit te Dik Marti mbi akuzat per krime ne Kosove dhe Shqiperi nga njerezit e UK me ne krye Hashim Thacin nje refuzim me nje nivel te tille iracionaliteti i cili habiti edhe shqiptaret qe sadokudo e njohin klimen ne vend e le me pastaj te huajt. Do te thosha se po aq sa raporti vete edhe ky refuzim perben nje ngjarje qe duhet analizuar.
Para se gjithash le te shtjelloj pse me duket kaq iracionale menyra sesi u refuzua raporti.
Se pari nderkohe qe duket qarte se kemi te bejme me nje raport te shkruar nga nje ekip
madje ka aty edhe nje falenderim per ekipin ai u trajtua sikur te ishte puna e nje njeriu te vetem i cili pastaj u diskreditua duke u quajtur i semure menderisht apo i blere nga serbet e me radhe. Jo vetem kaq por kjo cmenduri vazhdoi edhe kur u pa se raporti u votua me unanimitet nga deputetet e Parlamentit Europian. Gjykoj se qofte puna e nje ekipi qofte votimi nga nje parlament i tere duhet te mjaftonte per ta ndaluar sadopak turra-vrapin absurd me akuza kunder armikut te jashtem ne bashkepunim me armikun e brendshem.
Se dyti paksa te njohesh ato cka shkruhen e thuhen ne Shqiperi dhe Kosove per politiken dhe politikanet si andej dhe ketej kufirit madje ato qe thone ata vete per njeri-tjetrin del qarte nje situate ku nuk mund te dallohet se ku mbaron aktiviteti kriminal dhe ku fillon shteti. Mjaft te kujtojme ato cka thoshte vete Sali Berisha ne vitin 2005 per qeverine paraardhese apo cthote opozita shqiptare per Sali Berishen. Apo mjaft te degjoje akuzat elektorale ne Kosove ku flitej jo vetem per korrupsionin e sotem e krimet e sotme por edhe per vrasje politike qe kane ndodhur pas luftes ne Kosove ndaj personash qe jane konsideruar si rivale te UK. Edhe kjo vetedije besoj se duhet te kishte perftuar nje lloj reflektimi ndaj akuzave te raportit.
Se treti nuk do shume mend per te kuptuar se ky raport nuk eshte nje vendim gjyqesor por nje raport qe kerkon te hetohen nje sere akuzash per te cilat ka disa te dhena shqetesuese. Per shembull rezultojne te zhdukur pas luftes afro katerqind persona nder te cilet edhe shqiptare por shumica serbe nje pjese prej te cileve thuhet se kjo u ka ndodhur ne territorin shqiptar. A mund te jemi ne te pandjeshem ndaj ketij fakti e te mos kerkojme te hetohet se pse jane vrare cilet jane vrasesit dhe ku mund te ndodhen varret e tyre Disa nga patriotet tane mund te thone Jo skemi pse te jemi te ndjeshem pasi ata kane qene armiq qe na kane vrare apo bashkepunetore te tyre. E megjithate edhe atyre mund tu thuhet se fakti ekziston dhe smund te quhet fantazi e Martit. Dhe po ashtu se ska vend ne bote qe i le pa varr njerezit e vdekur ciletdo qofshin ata perjashto per fat te keq ndonje vend si ky i yni qe ne kohen e Hoxhes i linte pa varr armiqte e pushkatuar e se politikanet tane te sotem si ketej dhe andej kufirit thone se po na cojne ne Europen e te drejtave te njeriut qe nuk njeh as denimin me vdekje e jo me lenien e te vdekurit pa varr.
Se katerti ne raport thuhet se nje pjese prej te humburve dyshohet se u jane hequr organet dhe u jane tregtuar pasi jane vrare me plumb pas koke. E kjo sipas raportit mund te jete kryer nga njerezit e Thacit ne Shqiperi. Akuza eshte e tmerrshme sigurisht gati e pabesueshme por perseri nje mendje e shendoshe te thote qe nuk mund te refuzohet mundesia e hetimeve per kete. Aq me teper nese autoritetet dhe ekspertet shqiptare se bashku me ata kosovare jane te bindur se eshte krejtesisht e pabaze. Perkundrazi arsyeja e shendoshe do qe duhet bere cmos qe kjo akuze te sqarohet nje sahat e me pare pasi perndryshe kush thote se kjo akuze nuk duhet hetuar merr mbi shpine dyshimin se e ka mizen nen kesule.
Personalisht nuk di se si tu kundervihem ketyre kater argumenteve prandaj e quaj reagimin ndaj raportit krejtesisht iracional.
Thene keto pyetja qe ngrihet eshte se prej nga buron ky iracionalitet sepse sikurse thuhet edhe iracionaliteti ka racionalitetin e vet. Gjykoj se megjithe kufizimet mendore te njohura te politikaneve tane dhe servilizmin e nenshtrimin e mediave tona ndaj tyre ata nuk jane kaq iracionale sa te mos kuptojne kater argumentet qe kam shtjelluar me siper. Po atehere
E ketu nuk mund te mos ndalesh tek ajo pike e raportit qe e ben kaq te papranueshem raportin per shqiptaret. Dhe kjo afermendsh eshte akuza per trafikim organesh pasi per fat te keq akuza se vendet e Ballkanit qeverisen nga mafioze e trafikante tashme eshte nje gje qe sperben as lajm. Shih per kete reagimin e mediave te huaja te cilat u perqendruan vetem tek trafikimi.
Pyetja e pare qe ngrihet lidhur me kete akuze eshte nese jane te bindur se nuk eshte e vertete pse e pengojne mundesine e hetimit shqiptaret e akuzuar apo mos valle ka ndonje mundesi te jete e vertete Pyetja e dyte eshte mos valle ndonese jane te bindur se akuza e organeve nuk eshte e vertete kane frike se hetimi mund te coje ne zbulime krimesh te tjera qe gjithsesi jane te renda dhe tek e fundit do ti ngarkonte me pergjegjesi penale E pastaj vijne disa pyetje te tjera mire ata ne Kosove qe akuzohen si autoret po keta ne Shqiperi ku e kane hallin se jane lidhur tashme me klasen politike ne Kosove edhe me interesa se jane ne nje fare menyre te perfshire edhe vete ne ndonje nga krimet apo mos e kane hallin te tregojne sesa e duan Kosoven meqenese kjo eshte nje nga kartat e vetme qe u ka mbetur per ta quajtur veten burra te mire perpara shqiptareve - sigurisht me kutin e tyre Jane pyetje qe mbeten te hapura e qe do ta mbajne hapur kete ceshtje sipas mendimit tim. Por analiza e ketij refuzimi nuk mund te ndalet ketu.
Ka nje pjese njerezish racionale shqiptare dhe te huaj qe kerkojne ta shpjegojne kete refuzim iracional me rrezikimin e mitit te UK. Me fjale te tjera kemi te bejme me skizofrenine shqiptare dhe jo vetem te te jetuarit midis lavdise se nje bote virtuale plot me heronj e trima te lavdishem dhe mjerimit te botes reale te mbushur me maskarenj. Te tjere e shpjegojne me faktin me prozaik sipas te cilit Hashim Thaci dhe te tijte meqenese kane pushtetin kane arritur duke i ngritur edhe monumente vetes tu imponojne njerezve ne Kosove mitin e tyre i cili pastaj i sherben pushteti te tyre. Nuk mungon per te shpjeguar kete refuzim edhe argumenti se kjo akuze po te dale e vertete u delegjitimon shqiptareve te drejten per te pasur shtetin e tyre ne Kosove prandaj duhet hedhur poshte pa hezitim.
Personalisht dyshoj se miti i lidereve te UK-se i ndjere apo i vetepromovuar te jete kaq i forte midis shqiptareve ne Kosove saqe ruajtja e tij te jete arsyeja pse refuzohet ne menyre kaq iracionale raporti i Martit. Hashim Thaci e drenicaret dihet se kane edhe shume kundershtare ne Kosove qe do te donin ti shihnin te rrezuar nga pushteti se bashku me mitin e tyre kam parasysh LDK-istet p.sh. qe i kane akuzuar per vrasje te njerezve te tyre por edhe te tjere. Dhe ky argument eshte ne favor te idese se nuk do te behej qameti ne Kosove sikur disa udheheqes te UK te hetoheshin nga EULEX. E per keto jane te vetedijshem edhe shqiptaret e Shqiperise.
Gjykoj se ndonese tere keto argumente shpjegues kane peshen e tyre gjithsesi ka nje element me te rendesishem mitik sesa miti i UK per shpjegimin e refuzimit iracional te shqiptareve per te hetuar mbi kete akuze. Sipas meje ky refuzim ka te beje kryesisht me friken e nje njolle ne identitet qe do te merrnin shqiptaret sikur kjo akuze te provohej. Pra akuza nuk perjetohet si nje sulm kunder mitit te UK por kunder imazhit te shqiptarit ne pergjithesi si mit identifikues. Te vrasesh dike mund te quhet krim sipas nje kodi njerezor mund te quhet nevoje sipas nje kodi mafioz mund te quhet edhe sherbim ndaj atdheut sipas nje kodi nacionalist kurse ti heqesh organet ketij te vrari dhe tia tregtosh kjo sikur i kalon caqet dhe i fut autoret ne kategorine e atyre qe quhen monstra te cilet dalin jashte cdo kodi. Me kete akt sikur arrihet e keqja absolute sic quhet Holokausti ajo qe te ndan nga raca njerezore. Ketu eshte problemi kryesor qe hap raporti Marti do te thosha une. Mbas serbeve qe identifikohen me Srebrenicen do te dilnin disa monstra edhe me te keqij se keta shqiptaret qe jo vetem vrasin njerez te pafajshem por edhe u tregtojne organet. Ne fakt eshte nje krim qe nuk e kemi degjuar te beje pjese ne historine tone dhe te popujve te tjere te Ballkanit e prandaj na frikeson si identitet. Reagimi ndaj tij eshte i njejte me ate qe kemi kur degjojme per dike te beje nje krim te papare autorit te te cilit menjehere i veme epitetin monster si per te thene se ne si njerez skemi asgje te perbashket me te. E ketu sbehet fjale per ndonje monster dosido por per njerez qe i kemi perfaqesues te te tereve. Atehere me mire te mos lejojme te hetohet kjo sepse po te dilte e vertete do te njolloseshim te gjithe. Dhe keshtu ata qe e pengojne hetimin automatikisht behen mbrojtesit tane kurse kush e kerkon hetimin armiku yne.
Per mua pa mohuar faktoret e tjere eshte ky faktor qe e ben kaq iracional dhe njeheresh kaq perbashkues mes shqiptareve refuzimin e raportit Marti. Dhe ndonese e kuptoj nuk mund ta pranoj nje iracionalitet te tille. Gjykoj se kjo frike per te njohur perbindeshin brenda nesh eshte iracionale dhe tregon papjekuri. Dihet se lufta e kthen njeriun ne nje perbindesh. Dihet se edhe etja e shfrenuar per para e kombinuar me injorancen e kthen ate ne nje perbindesh. Mendo pastaj bashkimin e te dyjave. Madje kemi degjuar se ne kushte normale ne vende normale jane zbuluar klinika ku njerezve u behen operacione te panevojshme per para. Kemi degjuar edhe se rrembehen femije per trafikim organesh dhe eshte e veshtire te percaktosh se cili eshte me monster rrembyesi barbar qe e sheh njeriun si nje cope mishi per ta shitur apo i qyteteruari qe paguan e pranon te transplantoje organe burimi i te cileve eshte i paidentifikuar. Keto nuk i them per lehtesim pergjegjesie por per te ndihmuar racionalitetin. Akuza eshte e rende sigurisht por refuzimi per hetimin e saj eshte edhe me e rende pasi eshte njelloj sikur ta mbajme perbindeshin brenda nesh ne vend qe ta nxjerrim jashte e denojme. Ky refuzim na ben bashkefajtore te gjitheve dhe besoj se shumica e shqiptareve nuk duan te ndihen te tille ne keta krime. E jo vetem por te jetosh me dyshimin se ke ne krye te vendit kriminele te ketij kalibri do te thote per cdo shqiptar te jetoje i kercenuar pasi sikurse ka thene Davidi dhjetemije vjet para Krishtit Abyssus abyssum invocat humnera ndjell humneren.