E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, partia e Nikoliçit merr shumicën në Parlament

Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë njoftoi se në bazë të votave të numëruara Partia Përparimtare Serbe e Tomisllav Nikoliçit ka marrë më shumë vota në zgjedhjet parlamentare, 25.53 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Boris Tadiç fitoi 22.09 për qind të votave.
Në zgjedhjet parlamentare, sipas Komisionit zgjedhor votuan 59.98 të qytetraëve me të drejtë vote, ndërsa fletëvotime të pavlefshme (listat e bardha) u shpallën 4.19 për qind.
Partia Socialiste e Ivica Daçiç, fitoi 16.02 për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike e Serbisë e Vojisllav Koshtunicës 7.07.
Në zgjedhjet presidenciale, që po ashtu u mbajtën në të njëjtën ditë, dy kandidatët më të votuar janë shpallur Boris Tadiç dhe Tomisllav Nikoliç, të cilët duhet të shkojnë në balotazh, meqë ansnjëri prej tyre nuk ka marrë mbi 50 për qind të votave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›