E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Asamblene e PS provokojne batuta tek Komisioni i Ligjeve

Zgjedhjet e fundit në Asamblenë e Partisë Socialiste për kryesinë dhe sekretariatin provokuan batuta mes anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Ky është një ndër komisionet që ka juristët më të mirë të të dy krahëve dhe që udhëhoqi me sukses permbylljen ne afatin e parashikuar në marrëveshjen PS-PD të kalendarit për miratimin e katër kodeve me shumicë të cilësuar votash.

Damian Gjiknuri, Fatmir Xhafa, Bashkim Fino dhe Armando Subashi janë katër sekretarët e Partise Socialiste anëtarë të këtij komisioni, dhe për të cilët kryetari Ilir Rusmali nuk kurseu përgëzimet.

Komisioni kishte në rend dite miratimin e një konvente qe nuk mori më shumë kohë, madje më fort u shërbeu anëtarëve të komisionit të reformës zgjedhore që mundësisht të hidhnin piketat e mbledhjes tyre jo gjatë kësaj jave, por javën që vjen.

Ndërsa Kodi Rrugor, hekurodhor, detar dhe ajror u miratuan, komisioni i reformës zgjedhore dhe grupi për rishikimin e rregullores kanë realizura mbledhjet e tyre të para dhe ekspertët kanë nisur punën për kompletimin e këtyre dy reformave, të cilat Bashkimi Europian i kërkon të përmbylluara më së shumti në marsin e 2012-ës, kur vendi ka një shans për të marrë statusin e vendit kandidat. Por ndërkohë në Janar kompromisi mes palëve do të jetë përballë një prove tjetër shqyrtimit dhe miratimin të ndryshimeve të kodit penal, të cilat mund të rikthëjnë debatin për reformën në drejtësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›