E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Britani, kryesojnë konservatorët

Ne Britani, konservatorët në opozitë kanë fituar më tepër vende në parlament pas rezultatit më të ngushtë në zgjedhje në tre dekada. Megjithatë mungesa e një maxhorance e bën të paqartë se kush do të qeverisë vendin. Ndërsa ishin numeruar më tepër se gjysma e votive, kreu i konservatorëve David Kameron deklaroi se ishte e qartë se laburistët kishin humbur mandatin e tyre për të qeverisur vendin.

Megjithatë sipas politikanëve laburistë kushtetuta e Britanisë i jep të drejtën kryeministrit aktual Gordon Brown që të përpiqet të formojë qeverinë. Përpjekjet në këtë drejtim do të mbeteshin të hapura me Liberal Demokratet ndonëse edhe të kombinuara së bashku vendet e tyre nuk arrijnë maxhorancën në parlament. Pas mundësisë së krijimit të një parlamenti të varur , një ndjesi kaosi është shënuar edhe pas lajmeve se qindra votues janë kthyer nga qendrat e votimit në mbarë vendin në orën e mbylljes së tyre.

Hetimet kanë filluar në këtë drejtim. Pas 75% të votive të numuruara janë 240 vendet në parlament për konservatorët, 186 për laburistët ndërsa Liberaldemokratët mbeten në kuotën e 38 vendvotimeve. Pjesëmarrja në zgjedhje sipas të dhënave ende jo zyrtare ishte 64,7% .
Azhornuar së fundi ( e premte , 07 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›