Greqi, miratohen masat e reja. Rritet tensioni në Athinë

Parlamenti grek ka miratuar paketën e re të masave që do të merren për përballimin e krizës që ka përfshirë vendin. Kryeministri grek ka premtuar se do të vazhdojë të luftojë korrupsionin duke shtuar se tashmë është koha për të qëndruar të bashkuar dhe jo për dhunë. “As dhuna dhe as gurët nuk do të na nxjerrin nga vëzhgimi. Përkundrazi do na zhysin në një krizë edhe më të thellë. Tashmë po gjykohet sjellja e vendit tonë. Ekonomia, demokracia, imazhi ynë është nën gjykim. Vetë grekët po gjykohen. Të gjithëve ne po na kërkohet të mbajmë përgjegjësitë tona, të gjithëve pa përjashtim, ka deklaruar Papandreu.
Dhuna nuk është përgjigja por vetëm sa krijon plagë të reja. I ftoj të gjithë ata që janë dakord me mua por edhe ata që nuk janë që të lënë mënjanë dhunën,” ka vazhduar më tej kryeministri grek. “E kuptoj zemërimin, dhe ndjej të njëjtën gjë. Madje zemërohem edhe më shumë kur shoh ministra të ndryshëm që kanë keqmenaxhuar të ardhurat e popullit grek. Tensioni në sallën e parlamentit grek është ngritur në momentin kur Papandreu u është drejtuar politikanëve të administratës së mëparshme duke iu thënë se duhet tu vinte turp e që duhet të përgjigjen para popullit grek. Anëtarët e partisë së opozitës janë ngritur në këmbë duke bërtitur. “Ka pasur disa ministra të administratës së mëparshme që kanë shpenzuar 28 mijë euro për perdet e zyrës. Ata do të penalizohen. Dhe dua vërtet t’iu dëgjoj se cafrë keni për të thënë rreth kësaj teme anëtarët të Partisë së Demokracisë së Re. Duhet t’ju vijë turp. Grekët janë duke paguar për këto dhe ju po qeshni.” Ndërkohë që në ambjentet jashtë parlamentit, në sheshin Sintagma si dhe para universitetit janë grumbulluar me qindra protestues.
Ndërkohë në mëngjesin e sotëm qytetarë të Athinës kanë vendosur buqeta me lule dhe kanë ndezur qirinj në shenjë kujtimi për tre punonjësit e bankave të vrarë një ditë më parë. Bombat molotov të hedhura nga protestuesit e zemëruar me masat qeveritare shkaktuan flakë në një degë banke në Athinë. Dy gra dhe një burrë ndërruan jetë të asifiksuar nga tymi në ambjentet e bankës. Njëra nga punonjëset ishte katër muaj shtatzanë. 5 maji është kthyer kështu në ditën më tragjike të paktën për dy vitet e fundit. Hetimet kanë filluyar dhe në qendër të tyre janë dy të rinj të maskuar të cilët sic dëshmojnë pamjet e marra nga kamerat e sigurisë hodhën bombat molotov që shkaktuan flakët. Kryeministri Papandreu u shpreh i shokuar dhe premtoi se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë
Grekët pas akteve të dhunës së një dite më parë shprehen edhe më të zemëruar. "Ajo që ndodhi mund të ndodhë sërish. Politikanët e kanë fajin për gjithcka, ata pasi kanë harxhuar të hollat e popullit për 35 vjet, e shkatërruan popullin e tani duan që sërish populli të paguajë për krizën," shprehet një qytetar. Një tjetër banor shpreh dhimbje për vdekjet e shkaktuara” nuk ma priste mendja se ata do tu vinin flakën njerëzve të pafajshëm," thotë ai.
Dorina Gusmari < I mëparshmi