Zgjedhjet në Cërrik, ministri Salla: Zgjedhjet, të qeta. Qytetarët të shprehin vullnetin për votën e lirë

Ministri i Bujqësisë Andis Salla në një deklaratë për media pas votimit për zgjedhjet e pjesshme që po mbahen për Bashkinë e Cërrikut ku garojnë kandidati socialist Florenc Doka, Amarildo Hoxha i mbështetur nga Partia Demokratike dhe aleatët, dhe Eligert Hima propozuar nga Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, deklaroi se zgjedhjet janë të qeta, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë vullnetin e tyre për votën e lirë.
“Zgjedhjet e pjesshme vazhdimësi e punëve të mira të nisura dy vite më parë. Zgjedhjet duken të qeta, ftoj banorët të votojnë të qetë, masivisht për të shprehur vullnetin e tyre që të vazhdojë çdo punë e mirë e nisur në këtë qytet në gjithë njësitë e tjera administrative.
Pjesëmarrja mendoj se do rritet. Është një moment që do e shohim në fund të ditë procesin., Gjej rastin të ftoj banorët për të marrë pjesë në votime që të shprehin vullnetin e tyre ndaj votës së lirë”, deklaroi ai.
Pyetur nëse ka projekte konkrete për bashkinë Cërrik, ministri theksoi se pro.buxheti i 2026-ës që pritet të kalojë në parlament ditët në vijim, ka përfshirë në proces të gjitha bashkitë për çdo sektor.
“Projekte konkrete qeveria ka sipas pr.buxhetit që miraton për pak ditë në parlament. Bashkia Cërrik, është në proces të gjithë paketës së qeverisë në çdo fushë”, shtoi ai.
/rtsh.al/