E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Tepelenë, kryetari i KZAZ 80, Xhaferr Meçe: Procesi i qetë, pjesëmarrja deri tani 15%

Kryetari i KZAZ 80, Xhaferr Meçe, ka dhënë informacion mbi zhvillimin e procesit zgjedhor në këtë zonë.

Sipas tij, votimi ka nisur në orën 07:00 dhe po zhvillohet normalisht, pa asnjë problem të raportuar deri tani. Deri në këto momente, tha ai, pjesëmarrja është rreth 15%.

“Pjesëmarrja është krejt normale dhe po vijon sipas parametrave që kemi parë edhe në zgjedhjet e tjera. Shpresojmë që pjesëmarrja të kalojë 50%,” deklaroi Meçe.

Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve dhe respektimin e procedurave ligjore gjatë gjithë ditës së votimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›