E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Egjipt, kërkohet largimi nga gara i Shafiq

Pas zgjedhjeve të zhvilluar në Egjipt, dy kandidatët kryesorë theksojnë bashkëpunimin me rivalët. Dy kandidatët që fituan më shumë vota në zgjedhjet presidenciale javën e kaluar në Egjipt, të cilët do të ndeshen me njeri tjetrin në balotazhin e caktuar për më 16 dhe 17 qershor, nëse konfirmohen rezultatet paraprake të zgjedhjeve, kanë përshkruar vizionin e tyre për ndërtimin e një Egjipti të ri.

Por kandidati i Vllazërisë Myslimane, Mohammed Mursi, tha se kundërshtari i rij, ish kryeministri, Ahmed Shafiq, është simbol i regjimit të vjetër, dhe bëri thirrje që ai të përjashtohet nga procesi politik. Mursi, i cili u takua me përkrahësit e rivalëve të tij të mundur, foli për formimin e një fronti të bashkuar, për t`iu kundërvënë elementëve të regjimit të vjetër të ish presidentit Hosni Mubarak.
 

Ai dënoi regjimin e vjetër dhe premtoi se do të krijojë një regjim të ti, me përfshirjen e të gjitha forcave të vendit, të rinjve dhe rrymave të ndryshme politike aktuale në vend. Megjithatë, ai refuzoi çdo bashkëpunim me regjimin e vjetër, i cili, siç u shpreh ai, e shkatërroi vendin.

Pavarësisht thirrjeve për bashkim të Mursit, kandidatët Hamdeen Sebahi dhe Abdul Meneim Aboul Futtuoh i qendruan larg takimit me kandidatin e Vllazërisë Myslimane. Kandidati i renditur i treti në zgjedhjet presidenciale në Egjipt kërkoi rinumërin të votave të raundit të parë, pasi sipas tij u regjistruan manipulime të mëdha.

Me rezultatin e arritur, kandidati i majtë, Hamdin Sabbahi mbetet jashtë balotazhit vendimtar që do të përballë për postin e kreut të shtetit kandidatin e Vëllazërisë Muslimane, Mohammed Mursi me ish-kryeministrin Ahmed Shafiq. Në zgjedhje votuan mbi 50 milionë egjiptianë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›