E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali, grupet rebele formojnë shtetin islamik

Dy grupet rebele që pushtuan pjesën veriore të Malit, dy muaj më parë, kanë rënë dakord që të bashkohen dhe ta shndërrojnë territorin e tyre në shtet të pavarur islamik.

Zëdhënësit e tyre kanë thënë se grupi Tuareg MNLA dhe ai Ansar Dine kanë nënshkruar marrëveshjen në qytetin Gao.

Të dy ata kanë pushtuar veriun e Malit, një zonë e madhësisë së Francës në fund të muajit mars.

Fillimisht, grupi i parë ka kundërshtuar përpjekjet e Ansar Dines për vendosjen e Ligjit të Sheriatit në zonën e pushtuar.

Mbi 30.000 njerëz thuhet të jenë larguar nga zona që nga pushtimi rebel.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›