E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO vret sërish civilë, të vrarë me bombardime në Afganistan

Autoritetet lokale në Afganistan thonë se sulmet e NATO-s kanë vrarë tetë anëtarë të një familjeje në lindje të vendit.

“Sulmet në fshatin Suri Khail të qarkut Paktia kanë vrarë burrin, gruan dhe gjashtë fëmijët e tyre”, ka thënë zëdhënësi i provincës, Rohullag Sam.

Forca e NATO-s tha se është në dijeni për raportet dhe se po heton ngjarjen.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 8 në 10 vdekje civile në Afganistan janë rezultat i sulmeve të talibanëve ose të militantëve që kanë lidhje me Al Kaidën.

Por, vdekjet e civilëve, të shkaktuara nga NATO-ja, vazhdojnë të jenë irrutuese në marrëdhëniet e presidentit afgan, Hamid Karzai, me trupat e huaja në Afganistan.


Ndërkaq më herët forca e NATO-s në Afganistan ka bërë të ditur se katër ushtarë të saj janë vrarë në sulme të ndara me bomba, në jug të këtij vendi.

Një nga viktimat mendohet të jetë ushtar britanik, i cili ka pësuar në provincën Helamnd.Ministria britanike e Mbrojtjes tha se ushtari ka vdekur derisa udhëtonte në një automjet, por nuk ka dhënë hollësi të tjera.

Ministria e Brendshme e Afganistanit po ashtu ka njoftuar për gjashtë militantë të vrarë, në operacionet e përbashkëta në lindje të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›