Zgjedhjet në Finiq, KQZ shpall fitues kandidatin e MEGA-s
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shpallur fitues të zgjedhjeve në komunën Finiq të Delvinës kandidatin e partisë greke MEGA Ziso Lluçi.
Në mbledhjen e sotme KQZ-ja mori në shqyrtim kërkesën e Mega-s për vlerësimin e fletëve të kontestuara dhe pas numërimit kandidati i kësaj partie rezultoi me më shumë vota se kandidati i PBDNJ-it Sokrat Spiro.
Kështu pas numërimit të dy qëndrave të votimit, atë numër 4631 dhe 4626 kandidati i MEGA-s Ziso Lluçi u shpall fitues i zgjedhjeve vendore në komunën Finiq të Delvinës.