E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Finiq, KQZ rrëzon kërkesën e PBDNJ-it

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë kërkesën e partisë PBDNJ për të shpallur të pavlefshëm zgjedhjet e pjesshme vendore në komunën Finiq të Delvinës.

KQZ-ja ka votuar me 4 vota pro rrëzimit të kërkesës së PBDNJ-it për pavlefshmëri të zgjedhjeve të 31 korrikut ku kandidati i saj Sokrat Spiro fitoi vetë me një votë ndaj kandidatit të Mega-s Ziso Lluçi.
 

Në fjalën e tij kryetari i KQZ-së Arben Ristani e cilësoi si të pabazuar në ligj kërkesën e PBDNJ-it për pavlefshmëri duke kërkuar që ajo të hidhet poshtë edhe nga anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
 

“Kërkesa është e pabazuar në prova, në ligj dhe për më tepër që shkeljeve të ligjit nuk mund ti jap kënaqësinë që ti quaj të pavlefshme këto zgjedhje” theksoi Ristani.
 

Gjithashtu  Ristani akuzoi sërish opozitës se ka kërkuar në vijimësi të zvarrisë procesin zgjedhor. “Është një synim për të zvarritur procesin zgjedhor. Synim i provuar gjatë gjithë periudhës parazgjedhore duke synuar dështimin e emërimit të komisonerëve të nivelit të dytë. Më pas u synua të vendosej Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në pamundësi për zhvillimin e procesit zgjedhor”, theksoi më tej Ristani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›