Coelho-Berishës: Do thellojmë bashkëpunimin me Shqipërinë

Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho ka deklaruar se vendi i tij do të thellojë më tej bashkëpunim me Shqipërinë në të gjitha fushat.
Në një letër drejtuar kryeministrit Berisha duke efalenderuar atë për urimet me rastin e zgjedhjes së tij si kryeministër, Coelho theksoi se do të thellohet më tej bashkëpunimi ekonomik duke bërë që investitorët portugezë të investojmë në Shqipëri.
“Unë jam i bindur se ne do të jemi në gjendje të zhvillojmë më tej marrëdhënien miqësore dhe të frytshme midis Shqipërisë dhe Portugalisë, duke e thelluar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në të gjitha nivelet dhe duke sjellë institucionet, qytetarët dhe kompanitë tona edhe më pranë” ka theksuar Coelho.
Pedro Passos Coelho u zgjodh kryeministër i Portugalisë pas zgjedhjeve të 5 qershorti ku socialdemokratët dolën si forca politike më e fuqishme.