E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Francë, Sarkozi shpall planet ekonomike

Ai premtoi shkurtime të shpenzimeve dhe një ligj të ri, i cili angazhon Francën me balancimin e buxheteve.

Sondazhet tregojnë se Sarkozi ka kaluar para rivalit të tij kryesor François Hollande, por kandidati socialist duket se do të fitojë në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Sarkozi ka fituar pikë në sondazhe dhe mbështetje më të madhe në popull që pas sulmeve në të cilat, Merah, vrau tre ushtarë një rabin dhe tre fëmijë hebrej.

Por, tanimë fokusi po kalon në ekonomi dhe Sarkozi premtoi stabilitet më të madh ekonomik.

“Në vitin 2016 Franca duhet të ketë një buxhet të balancuar. E theksoj, buxheti i balancuar është një rregull i artë për qytetarët tanë. Do ta votoj atë në verën e vitit 2012. Ky rregull i artë do të miratohet nga të gjithë partnerët Evropianë – pak rëndësi ka nëse janë të së majtës apo të së djathtës”, tha Sarkozi.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-05 18:26
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›