E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim dy vëllezër, autorë të grabitjeve me dhunë

Vëllezërit V. Tota, 19 vjeç dhe K. Tota, 24-vjeç, banues në Paskuqan, akuzohen se janë autorë të vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim të automjetit taksi të tipit  “Mercedes-Benz“, në pronësi të shtetasit Sh.Çali, vjedhje me dhunë kjo e ndodhur më datën 31 Janar 2012 në vendin e quajtur  “Rruga e Arbrit“, Kodër-Insitut, Kamëz.

 Nga strukturat e policisë është ushtruar kontroll në banesat e shtetasve të sipërpërmendur dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik M-56, kalibër 7.62 mm, me një kerhër me 30 fishekë, 9 copë fishekë pistolete M-54, të kalibrit 7.62 mm, si dhe aparati telefonik i markës “Nokia“, i cili i përkiste të dëmtuarit Sh. Çali.

U bë shpallja në kërkim e tyre, tashmë të identifikuar ndërkohë që materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprën penale të vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim. /Start/

                                                                                             2012-04-06 10:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›