Korçë, dy pukjanë të plagosur me thikë, kapet autori

Policia lokale bëri me dije se shtetasi Gentian Felahi, 35-vjeç, banues në Korçë, ka plagosur me thikë dy shtetas.
Të lënduarit janë P.Ndoj, 39-vjeç, dhe D. Brenga, 30-vjeç, të dy lindur në Pukë. Policia arrestoi sot në mëngjesin autorin e ngjarjes, shtetasin Gentian Felahi, i cili ka goditur me thikë dy shtetasit, duke iu shkaktuar dëmtime të rënda trupore.
Të dëmtuarit gjenden në gjendje relativisht të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Korçës. Ndërkohe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gentjan Felah u gjetën dhe sekuestruan ne cilësinë e provës materiale një xhakete e ndotur me njolla të ngjashme me ato të gjakut si dhe një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në plagosjen e dy shtetasve.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme. /Start/
2012-04-06 10:02