Zgjedhjet në Itali, 50 milionë votuesdo zgjedhin kryeministrin
Të tjera rreth shkrimit /VIDEO Profil-Monti, Berlusconi, Grillo, Bersani
ROME- Rreth 50 milionë italianë do të votojnë për zgjedhjet e Dhomës së Deputetëve dhe të Senatit të Republikës Italiane. Votimet do të zhvillohen pranë qëndrave të votimit gjatë ditëve të së dielës 24 shkurt nga ora 8,00 deri në orën 22,00 dhe të hënës 25 shkurt nga ora 7,00 deri në orën 15,00.
Sondazhet e fundit të publikuara të premten kanë parashikuar fitues Pier Luigi Bersanin i cili udhëheq koalicionin e qendrës së majtë por sipas analistëve për krijimin e qeverisë është e nevojshme edhe bashkëpunimi me Lëvizjen Lista Monti e udhëhequr nga Mario Monti i cili është vlerësuar si një teknokrat i orientuar dhe profesionaliteti dhe lidhjet e mira me institucionet e BE-se janë konsideruar si kyçi i suksesit në rimëkëmbjen e Italisë.
Por edhe partia e Niki Vendola përbën një komponent kyç e cila mund të bashkohet me grupin e Montit pavarësisht qëndrimeve të ndryshme në çështjen e martesave mes homoseksualëve ku Vendola është një homoseksual i deklaruar ndërsa Monti një katolik i devotshëm.
Por supriza e kësaj fushate elektorale ka qenë suksesi i Lëvizja “5 yjet” e udhëhequr nga ish-komedianit Beppe Grillo duke frikësuar partitë e mëdha politike që sipas parashikimeve mund të dalë e treta apo dhe e dyta në zgjedhjet parlamentare.
Ndërsa Silvio Berlsuconi i cili udhëheq koalicionin e qendrës së djathtë ka bërë apelin e fundit se italianët duhet të mësojnë të votojnë në interesin e tyre dhe ka këmbëngulur se politikat antikrizë të kryeministrit Mario Monti kanë dëmtuar imazhin e Italisë.
Redaksia online
(lç/shqiptarja.com)