Zgjedhjet në Itali, pas dështimit të Bersanit, Napolitano nis konsultimet
Të tjera rreth shkrimit Dje Bersani-Napolitanos: Nuk ia dola
ITALI - Pas dështimit të kreut të Partisë Demokrate Pier Luigi Bersanit të gjejë emrat dhe votat e duhura për krijimin e qeverisë së re, presidenti italian Giorgio Napolitano ka filluar konsultimet e reja me liderët politike nëse ka ende mundësi, që të kapërcehet ky ngërç politik.
Dje në darkë Bersani i ka raportuar presidentit të vendit për vështirësitë, që ka hasur në konsultimet me liderët politikë si dhe arsyet për mospranimin e kushteve të vendosura nga ata.
Sot presidenti është takuar me lidërit e PDL-së dhe Lidhjes së Veriut Silvio Berlusconi dhe Roberto Marone.
Ish-Kryeminsitri Italian Berlusconi u shpreh se pozicioni jonë nuk ka ndryshuar, jemi të gatshëm për një qeveri koalicioni mes PDL-së, PD-së, Lidhjes së Veriut, dhe Lëvizjes 5 Yje.
Ndërsa sot mbasdite presidenti Napolitano do të takohet me delegacionin e Lëvizjes “5 Yje”, që do të jetë i pranishëm pa liderin e tij Beppe Grillo.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)