Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu dhe Lieberman formojnë koalicion

Partia e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ajo e partnerit kryesor të koalicionit, ministrit të Jashtëm, Avigdor Lieberman, do të formojnë kualicionin për të konkuruar në zgjedhjet e 22 janarit.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë udhëheqësit e partive.
Ministri i Mjedisit, Gilad Erdan, zyrtar i lartë i partisë së Netanyahut, ka thënë se rezultati i bashkimit do të jetë "një kamp nacionalist, i përcaktuar qartë".
Liberman jeton në një vendbanim hebraik në Bregun Perëndimor dhe ka fyer publikisht presidentin palestinez, Mahmoud Abbas. Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Abbasi që të nisë bisedime për paqe me qeverinë e Netanyahut.