E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Izrael, me rezultat tepër të ngushtë

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e përgjithshme në Izrael qe më e madhe se ajo në zgjedhjet e vitit 2006. Dje, në orën gjashtë të pasdites, zyrtarët thanë se kishin votuar 50 për qind e zgjedhësve. Nga të dhënat paraprake, u mësua se rezultati mes forcave politike pjesëmarrëse do të jetë shumë i ngushtë. Dje, gjatë gjithë ditës, palestinezëve të zonave të pushtuara të Bregut Perëndimor iu ndalua hyrja në zonat izraelite, vetëm në mos bëhej fjalë për emergjenca të rënda shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›