Ahmedinexhad mirëpret qëndrimin e Obamës
Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, deklaroi të martën se i mirëpret bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rast se këto zhvillohen "në atmosferën e ndershme të respektit të dyanshëm". Ahmedinexhad e bëri deklaratën një ditë pasi Presidenti Barak Obama bëri me dije se ekzistojnë bisedimet për t‘u shtruar në tryezën e bisedimeve me Iranin. "Tani bota po hyn në epokën e dialogut", tha Ahmedinexhad, para qindra mijëra të pranishmëve të grumbulluar gjatë një ceremonie festive për nder të përvjetorit të 30-të të revolucionit islamik.
"Administrata e re amerikane deklaroi se ka vullnetin e duhur për të sjellë shumë ndryshime dhe po i drejtohet udhës së dialogut. Është e qartë që ndryshimet duhet të jenë thelbësore dhe jo në nivel taktikash dhe është po aq e qartë që shteti iranian do t‘i mirëpresë ato ndryshime. Kombi iranian është gati të ulet në tryezën e bisedimeve, por nëse flitet për bisedime nën atmosferën e respektit të dyanshëm", vazhdoi Ahmedinexhad.
Obama nënvizoi të hënën në darkë se administrata e tij po rishikon politikat me Iranin, i cili mbështet grupe si Hizbollahu apo Hamasi, të cilat nga Uashingtoni etiketohen si organizata terroriste. Njëherësh ka kthyer mbrapsht kërkesat e përsëritura të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të ndalur programin e pasurimit të uraniumit. Obama tha se, pavarësisht shqetësimeve, administrata e tij ka ndërmend "të përdorë të gjitha mundësitë" për të shmangur mosmarrëveshjet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani nuk kanë marrëdhënie diplomatike që prej vitit 1979. Gjatë atij viti, Shahu i Iranit u detyrua të linte vendin, gjë që u pasua me ngjitjen në majën e pushtetit të Ajatollah Komeinit. Pak kohë më pas, një grup studentësh iranianë morën me forcë ambasadën amerikane, duke mbajtur peng personelin e saj. Marrëdhëniet u prenë tërësisht që kur ish-presidenti Xhorxh Bush e etiketoi Iranin si pjesë e "boshtit të së keqes" pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Tensionet u shtuan edhe më tej mbi çështje si programi nuklear i Iranit, Izraelit dhe Irakut, dhe janë përkeqësuar edhe më tej me ngjitjen në pushtet të Presidentit Mahmud Ahmedinexhad.
Shtetet perëndimore besojnë se Irani ka si qëllim prodhimin e një arme nukleare. Vetë Ahmedinexhadi është kritikuar për qëndrimet provokuese ndaj Izraelit, si dhe për mbështetjen nga ana e Iranit të gupeve militante islamike Hamas në Gaza dhe Hizbollah në Liban. Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin edhe për mbështetjen e rebelëve në Irak. Gjatë viteve të fundit, konflikti i Irakut ka sjellë në skenë mundësinë e bashkëpunimit mes qeverisë amerikane dhe asaj iraniane, duke qenë se të dyja mbështesin qeverinë e Irakut të dominuar nga shiitët. Në vitin 2007, të dërguarit amerikanë dhe iranianë u takuan disa herë në Bagdad.
Në fjalimin e djeshëm, Ahmedinexhad ndali edhe në konfliktin e Irakut, duke thënë se 1 milion njerëz gjetën vdekjen e shumë të tjerë u shpërngulën për "për shkak të administratës ‘Bush‘". "Për të zbuluar rrënjët e gjithë kësaj pasigurie, duhet të drejtohemi nga fajtorët e vërtetë, përfshi vetë Bushin dhe administratën e tij. Ata duhet të dalin para gjyqit", tha Ahmedinexhad. "Bota nuk do të shohë të përsëritet epoka e errët e Bushit". Lidhur me akuzat për kontakte të afërta me terrorizmin, Ahmedinexhadi tha se Irani e lufton këtë fenomen që prej 30 vjetësh dhe se është edhe vetë viktimë e terrorit.